Mesditën e sotme, në pikën e kalimit kufitar Kakavijë, në territorin grek, u zhvillua ceremonia e hapjes së Qendrës së Bashkëpunimit Policor dhe Doganor Kakavijë, Greqi-Shqipëri.
Në këtë ceremoni morën pjesë zëvendësministri i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë, Andi Mahila, dhe zëvendësministri për Mbrojtjen e Qytetarit të Republikës Helene të Greqisë, Elefterios Ikonomou.
Qendra e Bashkëpunimit Policor dhe Doganor do të ketë si qëllim shkëmbimin e informacioneve në kohë reale, me synim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare.
Në këtë qendër do të punojnë punonjës të Policisë Kufitare shqiptare dhe të asaj greke.
Gjatë ceremonisë, zëvendësministrat Mahila dhe Ikonomou theksuan rëndësinë e forcimit akoma më shumë të bashkëpunimit mes dy policive dhe autoriteteve doganore, me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të traditës së vendosur vitin e kaluar, për krijimin sa më shumë të lehtësirave ligjore për qytetarët që hyjnë dhe dalin në këtë pikë të kalimit kufitar.
Gjithashtu, rëndësi të veçantë në këtë bashkëpunim merr parandalimi dhe goditja e krimeve ndërkufitare, kryesisht trafikimi i lëndëve narkotike dhe kontrabanda e mallrave.
Qendra e Bashkëpunimit Policor dhe Doganor Kakavijë do të mundësojë mbledhjen e informacionit dhe shkëmbimin e tij në kohë reale mes dy policive, eliminimin e disa procedurave që krijonin vonesa dhe rritjen e mundësive për të evidentuar, parandaluar dhe goditur krimet ndërkufitare. Hapja e kësaj qendre tregon vendosmërinë dhe seriozitetin e të dyja qeverive për të luftuar bashkërisht krimet ndërkufitare dhe për t’iu ofruar qytetarëve, një shërbim sa më cilësor.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Aperitivo italiano’, jazz & soul në Gjirokastër! Koncert me këngët më të bukura të muzikës italiane
16 Dhjetor 2024, 14:52
-
Media spanjolle 'ABC': Shqipëria fiton popullaritet në mesin e turistëve ndërkombëtarë
15 Dhjetor 2024, 08:14
-
Memaliaj/ Pjesë e një grupi kriminal, 46-vjeçar arratiset nga 'arresti shtëpiak', policia në kërkim
10 Dhjetor 2024, 13:44
-
Kakavijë/ Tentoi të dilte nga Shqipëria me mbi 16 mijë euro, lekë dhe paund të padeklaruara, nën hetim 47-vjeçari
10 Dhjetor 2024, 09:33
-
Histori frymëzuese! Taulanti, i vetmi kovaç i Këlcyrës (VIDEO)
8 Dhjetor 2024, 13:52
-
Gjirokastër/ Bllokohen për 5 orë në Komisariat 2 autobusë me shqiptarë nga Greqia ! Sekuestrohen 35 kuti medikamentesh, steka me paketa, vaj ulliri! Në hetim 3 shoferët (VIDEO)
6 Dhjetor 2024, 18:24
-
Eduard Zaloshnja: 48.1% e shtetasve shqiptarë nuk banojnë në Shqipëri
6 Dhjetor 2024, 15:48
-
Punonjësit e pastrimit në Gjirokastër protestë para Bashkisë: Duam rritjen e pagave, na është premtuar prej një viti! Presion se do na heqin nga puna
6 Dhjetor 2024, 10:05
-
Nga 1 janari 2025 rritet çmimi i ujit për 12 bashki në qarkun e Shkodrës e Gjirokastrës, ja sa do paguajnë qytetarët
6 Dhjetor 2024, 07:31
-
Furnizonin me drogë Përmetin, Këlcyrën e Gjirokastrën! 5 të arrestuar mes tyre 2 vëllezër, i gjejnë në banesë 3,5 kg kanabis (VIDEO)
5 Dhjetor 2024, 15:15
-
Gjirokastër/ Gjykata dënon me 6 vjet burg ish-kreun e Kadastrës për falsifikim! Florian Taçi përfiton gjykim të shkurtuar, nga 4 vite dhe dy bashkëpunëtorëve
4 Dhjetor 2024, 17:21
-
Gjirokastër/ U kap me motor të vjedhur dhe të trafikuar, nën hetim 26-vjeçari!
4 Dhjetor 2024, 13:30
Policat grek te veshur me Uniforme te rregullt ceremoniale ndersa fakirat tane me uniforme terreni per ambiente zyre dhe momente ceremonie. Ketu duket serioziteti i shtetit tone dhe menyra e drejtimit te tij! Fatkeqesi...
Përgjigju