KUKES - Një 79-vjeçar u arrestua nga Policia në Kukës pasi ka tentuar të vrasë familjarët e tij dhe t'i vërë flakën banesës me benzinë. Ngjarja e rëndë fatmirësisht është parandaluar nga policia.
I.S., 79 vjeç, banues në fshatin Kalimash ka shkatërruar orenditë e banesës, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj familjarëve dhe nipit dhe më pas i ka kanosur me çifte, si dhe ka tentuar të djegë shtëpinë me benzinë.
Shqiptarja.com u interesua për ngjarjen, dhe mësoi se 79-vjeçari jetonte pa gruan, e cila kishte ndërruar jetë, ndërkohë që në momentin e kanosjes, në banesë ndodhej djali i tij me nusen, nipi dhe prindërit e nipit. I moshuari kishte konsumuar alkool, dhe mësohet që motiv për ngjarjen e rëndë të jetë bërë fakti që nuk i ka pëlqyer ushqimi që ishte gatuar për të.
Por falë njoftimit në kohë të policisë dhe mbërritjes menjëherë në vendngjarje të inspektorit të Policisë së Zonës, i cili në bashkëpunim me familjarët i kanë marrë çiften dhe shishen e benzinës të moshuarit, duke e vënë në pranga.
Policia thotë se në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut (çifte), disa fishekë, një shishe benzinë dhe një çakmak.
I moshuari do të hetohet nga Prokuroria e Kukësit, për veprat penale "Dhuna në familje", "Kanosja" dhe “Shkatërrimi i pronës e mbetur në tentativë".
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Në kërkim për vjedhje dhe dhunë në familje, 2 të arrestuar në Vlorë
14 Dhjetor 2024, 11:48
-
Arrestohet bashkëshorti i këngëtares së njohur shqiptare, dyshohet për dhunë në familje
13 Dhjetor 2024, 18:55
-
Tiranë/ Grabitje, mashtrim, aksident me vdekje dhe dhunë në familje, 10 të arrestuar në 24 orë
12 Dhjetor 2024, 16:30
-
Tiranë/ Dhunonte bashkëshorten dhe e kanoste se do e vriste, në pranga 65-vjeçari! I sekuestrohet municion luftarak në banesë
7 Dhjetor 2024, 16:59
-
Emigrantët nuk sjellin vetëm të ardhura, por dhe dhunë në familje! Avokati analizon shifrat e Gjykatës së Fierit: Më shumë urdhër-mbrojtje lëshohen në fundvit
7 Dhjetor 2024, 12:50
-
Lezhë/ Theu urdhrin e mbrojtjes së Gjykatës dhe shkoi të takonte gruan në qendrën sociale ku strehohej, arrestohet 40-vjeçari! Ishin në proces divorci
25 Nëntor 2024, 18:37
-
Elbasan/ Ushtroi dhunë ndaj babait dhe i vodhi paratë, në pranga 31 vjeçari
23 Nëntor 2024, 13:36
-
Lushnjë/ Bashkëshortja e denoncon për dhunë ndaj saj dhe ngacmim seksual të së bijës 11 vjeçe, arrestohet 39-vjeçari (EMRI)
7 Nëntor 2024, 13:58
-
Dhunë ndaj babait dhe bashkëshortes, 2 të arrestuar në Lezhë
4 Nëntor 2024, 10:09
-
Kukës/ Dhunonte gruan dhe kanoste me armë zjarri fëmijët, në pranga 60- vjeçari! Sekuestrohen 3 armë zjarri dhe municion luftarak
28 Tetor 2024, 11:00
-
Lezhë/ Ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes dhe mbante armë pa leje në shtëpi, arrestohet 37-vjeçari
27 Tetor 2024, 11:05
-
Dhunoi nënën, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë
25 Tetor 2024, 13:02
Çojeni ne psikiatri se ka nevoje per ilaçe
Përgjigju