DASH paralajmëron sanksione, Medvedev: Do t'i konsiderojmë si një deklaratë lufte ekonomike
Pas paralajmërimit të sanksioneve nga ana e DASH, Moska zyrtare i ka bërë thirrje SHBA-ve se çdo masë të marrë ndaj tyre do ta konsiderojnë si deklaratë lufte ekonomike.
Kryeministri i Rusisë Dmitri Medvedev
Kryeministri Dmitri Medvedev ka paralajmëruar SHBA-të se çdo sanksion që synon operacionet bankare ruse dhe tregtinë e monedhës do të trajtohet si një deklaratë lufte ekonomike dhe të kundërshtohet me çdo mjet të nevojshëm.
Nëse ata prezantojnë diçka si: ndalim të veprimeve bankare ose përdorimin e monedhës, ne do ta trajtojmë atë si një deklaratë lufte ekonomike. Miqtë tanë amerikanë nuk duhet ta bëjnë atë gabim.
Dmitri Medvedev
Deklarata e Medvedev vjen pas asaj të Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili njoftoi një raund të ri sanksionesh që synojnë eksportet ruse të elektronikës dhe pajisjeve të kontrolluara nga siguria kombëtare. Sanksione këto, të cilat do të hyjnë në fuqi më 22 gusht.
Sipas DASH, sanksionet po merren si masë ndëshkuese për helmimin e Sergei dhe Yulia Skripal në mars, ku Uashingtoni akuzoi Moskën për shkeljen e ligjit ndërkombëtar të vitit 1991 kundër luftës kimike dhe biologjike.
Kremlini ka mohuar vazhdimisht akuzat dhe rezervoi të drejtën për t'u hakmarrë ndaj kufizimeve tregtare aso kohe por mesa duket jo kësaj here.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Medvedev: Biden, Scholz, Macron dhe Meloni janë bashkëpunëtorë të nazistëve
2 Shtator 2023, 15:48
-
Medvedev: Rusia mund të aneksojë Osetinë Jugore dhe Abkhazinë
23 Gusht 2023, 12:56
-
Sulmi ndaj shkrimtarit nacionalist rus, Medvedev: Akti terrorist i neo-nazistëve nuk do mbetet pa u ndëshkuar
6 Maj 2023, 16:43
-
Lufta në Ukrainë/ Medvedev e quajti 'budalla', reagon ministri italian i Mbrojtjes: Unë mbroj kombin e sulmuar, le të më quajnë çfarë të dojë!
28 Janar 2023, 16:24
-
Rusi/ Putin emëron ish-kryeministrin Medvedevin si zëvendësin e tij në komisionin ushtarak
26 Dhjetor 2022, 19:28
-
Presidenti kinez flet për situatën e luftës në Ukrainë: Mbështesim dhe promovojmë frymën e dialogut dhe paqes
21 Dhjetor 2022, 11:23