TIRANË- Dashamir Shehi, kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar është i bindur se nëse opozita do të dalë e përçarë në zgjedhjet e 6 marsit, beteja do të jetë e humbur ende pa nisur. Për Shehin, nëse në bashkitë pa kryetar opozita do të garojë me 3 kandidatë të ndryshëm, një nga Lulzim Basha, një nga Sali Berisha dhe tjetri nga aleatët e vegjël, atëherë ”lufta” do të ishte edhe kundër njëri-tjetrit dhe jo kundërshtarit kryesor që është Edi Rama.
“Për opozitën do vlente qe të dilnim me 1 kandidat, ne kemi ende kohë, po shohim, nëse do dilnim me 3 kandidatë, beteja do humbej pa nisur. Ne nuk jemi për një krah kundër një tjetri. I kemi thënë, nëse dilni me një kandidat na keni të gjithëve nga mbrapa, nëse dilni me 2 do i themi qytetarëve zgjidhni kë kandidat ju pëlqen”, tha Shehi.
Nga ana tjetër, përtej zgjedhjeve, Shehi ka prezantuar sot nismën e parë konkrete të platformës së tij politike 'Po për Shqipërinë', një platformë që sipas atij do t'i mundësojë qytetarëve të diskutojnë, jo vetëm për politikë por edhe tema të tjera si ekonomia apo kultura, e po ashtu edhe të votojnë.
Shehi ka hapur sot atë që ai e quan projektligji për Referendumin. Ai tregon se ka ftuar edhe deputetë të tjerë por nuk i kanë ardhur, përveç kryetarit të Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka.
“Platforma ‘Po’ dhe unë do propozojmë në parlament ligjin për referendumin. Kam lajmëruar dhe deputetët për të pasur një përkrahje parlamentare, ato që kam ftuar nuk janë, si duket debatin që ka përfshirë parlamentin i duket më i rëndësishëm. Referendumet na duhen në shkallë kombëtare, për të marrë vendime që ne mendojmë që nuk duhet deleguar vetëm te partitë. Është edhe një detyrim, ngarkesë që i vihet qytetarit në shpinë", u shpreh kreu i LZHK-së, deputeti Dashamir Shehi.
Aleatët e kanë lënë të hapur mundësinë e dresë së bashkëpunimit me Sali Berishën. Ka qenë Agron Duka i cili në Report Tv tha se nëse aleatëve do u pëlqejë kandidati i Komisionit të Berishës, atëherë do e mbështesin.
K.T./AV/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shehi prezanton programin elektoral të LZHK për zgjedhjet e 11 majit: Rritje pagash me 25%! Pensioni minimal 300 mijë lekë
13 Dhjetor 2024, 15:13
-
Konferenca e Kryetarëve debate për interpelancën e Bardhit për Ramën! Rrëzohet ngritja e Komisionit të Posaçëm 'Pakti i fëmijëve'! U kërkua nga 'Djathtas 1992'
11 Dhjetor 2024, 13:13
-
Deputetët e 'Djathtas 1912 'kërkojnë komision të posaçëm për 'Pakt për Fëmijët'
6 Dhjetor 2024, 14:24
-
'Frontline'/ Dash Shehi: Përplasjet në parlament, kënaqësi perverse! Kulluri: Bëjnë garë kush serviloset më shumë! Soko: U ka mbaruar karburanti, janë steril
5 Dhjetor 2024, 21:41
-
Listat e mbyllura/ Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e partive të vogla për pezullimin e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor
4 Dhjetor 2024, 16:08
-
Studio Live/ Dashamir Shehi: Ndarja me Berishën jo vetëm për non-gratën! Nuk më pëlqen që këtej i thonë SPAK organizatë kriminale, në darkë aty dorëzojnë kallëzimet
3 Dhjetor 2024, 18:29
-
Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese/ Kërkohen amendime për buxhetin 2025! Agron Duka: Fermerët të subvencionohen për primin
21 Nëntor 2024, 16:09
-
Buxheti 2025/ Shehi kërkon rritjen e pensioneve te Ekonomia: Le të rritet borxhi me 0,4%, pse medalje nga FMN do marrim?!
20 Nëntor 2024, 17:27
-
Data e zgjedhjeve 2025/ Presidenti nis takimet me partitë! ‘Të vegjlit’ propozojnë 4 majin! Begaj: Hapi i parë i një procesi që duhet të jetë model
20 Nëntor 2024, 07:24
-
Zgjedhjet 2025/ Presidenti Begaj nis konsultimet me partitë për datën! Nesër pret PR, PBDNJ, PDIU e LZHK! Më 25 nëntor PS dhe PD
19 Nëntor 2024, 16:34
-
Zgjedhjet 2025, Duka në Report Tv: Nëse hapen listat, jo aleancë me PD! S’kam pasur kurrë marrëdhënie të mira me Metën! Kulluri: S’ka shanse për bashkëpunim me Berishën
12 Nëntor 2024, 18:15
-
Buxheti 2025, Shehi ironi te ‘5 Pyetjet’: PS prioritet rrugët, te pensionet s'bëhen tender! Gjokutaj: Informaliteti 'sëmundja' më e madhe! Çoçoli: Viti më i mirë ekonomik në 3 dekada
11 Nëntor 2024, 21:34