Teka në Komisionin e Ekonomisë është duke u folur për një ndryshim në ligjin e statusit për gjyqtarët dhe prokurorët në Republikën e Shqipërisë.
Gjatë diskutimit mes kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Eduard Shalsi ka debatuar me deputetin e Rithemelimit Edmond Spaho. Ky i fundit ndërhyri teksa kolegët ishin duke dhënë mendimin mbi projektligjin.
Spaho ka ndërhyrë teksa kolegët po jepnin mendimin e tyre në lidhje me ndryshimet dhe sjellja e tij është quajtur pa etikë nga ana e Shalsit.
Pjesë nga debati:
Shalsi: Zoti Zëvendës ministër, a ka mundësi mos t’i ktheni fare përgjigje? Mos e ktheni as kokën. Jo injorim por ti do degjenerohesh.
Spaho ndërhyn nga vendi
Shalsi: Shiko, shiko çfarë bën. Kalojmë në votim se është e kotë. Çfarë shqetësimi ke zotëri. Kontribuoni në etikë. A të duket normale sjellja jote? S’të jep përgjigjen që do ti, por sipas asaj që ato dinë. Këtu janë të pranishëm të gjtihë deputetët, çfarë statusi ke ti që s’lë të tjerët.
Spaho: Unë kam drejtuar një pyetje, po pres një përgjigje.
Shalsi: Ja shiko, shiko çfarë bën. Vazhdo zonja Dhëmbi.
Projektligji që do i kërkohej mendim të gjithë anëtarëve të komisionit të Ekonomisë përkonte me skemën e rritjes së pagave, nismë e ndërmarrë nga qeveria.
Më 7 prill, kryeministri, Edi Rama bëri me dije se do të kishte një rritje të pagave për punonjësit e administratës publike, duke nisur që nga specialistët më të ulët në hierarki paga e të cilëve nga 49 mijë lekë, do të rritet në 81 mijë lekë. Ai u shpreh se brenda harkut kohor të një viti, paga mesatare në vend do të shkojë 900 euro. Reforma e rritjes së pagave, do të prekë edhe sektorë të tjerë, duke nisur nga pedagogët e mësuesit, tek infermierët, zjarrfikësit, si edhe policinë e Shtetit, Burgjeve dhe punonjësit e Gardës.
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Komisioni i Ekonomisë kalon projektligjin për faljen e gjobave, të enjten miratohet në Parlament! Balla kërkon që të hyjë në fuqi menjëherë (DETAJET)
17 Dhjetor 2024, 14:11
-
2100 rezervistë deri në 2030-ën, Vëngu: Të rekrutuarit nuk humbasin vendet e punës, kostoja mujore 1 mijë euro për rezervist
2 Dhjetor 2024, 17:07
-
Kush refuzon 3 herë punësimin, humbet ndihmën ekonomike! In vitro falas për 150 çifte, protezë gjiri 600 grave me kancer
12 Nëntor 2024, 17:07
-
Ministri Malaj te 'Ekonomia': Projektbuxheti 2025 garanton vijimin e uljes së nivelit të borxhit publik
11 Nëntor 2024, 15:54
-
Debate të forta te Ekonomia, Spaho akuza Ballukut: Keni vjedhur miliona me Thumanë-Kashar dhe tek ‘Tuneli i Llogarasë’! I përgjigjet zv/kryeministrja
8 Nëntor 2024, 12:27
-
Buxheti i 2025-ës për kulturën, Gonxhe: 55 % më i lartë! Arti dhe trashëgimia, 40 % të gjithë investimeve të MEKI
6 Nëntor 2024, 16:17
-
Pr.buxheti 2025, Tabaku: Rritja ekonomike mbështetet vetëm tek ndërtimi, 0 plane për pensionet
6 Nëntor 2024, 16:02
-
Pr/buxheti 2025 në Kuvend, nevojë rishikimi skemave sociale, Braçe: Rimbursimi i ilaçeve, skemë korruptive! Ndihmën ekonomike po e marrin ‘Dembelët’
5 Nëntor 2024, 11:28
-
Kryebashkiakja e Durrësit rrit pagën e saj dhe të bashkëpunëtorëve mbi 50 për qind! PD kundër: Diskriminuese
4 Nëntor 2024, 15:54
-
PD jashtë komisioneve ku u diskutua buxheti, Spaho për Report Tv: S’ishte vendim politik, jemi të përjashtuar! Duam qeveri teknike për zgjedhje të lira
4 Nëntor 2024, 14:57
-
Buxheti 8.2 mld € për vitin 2025 prezantohet në komisione, PD mungon! Malaj: Garantojmë investime, rritje ekonomike e ulje borxhi! Alibeaj: Buxhet elektoral, financon PPP jo pensionet
4 Nëntor 2024, 10:30
-
Në mitingje sulmojnë SHBA-të si të korruptuara, por në takime me të deleguarën e ambasadës deputetët e PD i shkojnë ‘me vrap’!
1 Nëntor 2024, 12:42
Shalsi I dha pergjigjen e merituar mjeshtrit te bilbilit Spaho .Lerenu Mo's u nerrni me te se ka ikur nga fiqiri
Përgjigju