Debati për negociatat, deputeti kritik ndaj Shqipërisë: Merkel nuk mendon si unë
Gunther Krichbaum pas rekomandimit pozitiv nga KE, nuk ka lënë në asnjë rast në rrjetet sociale, por edhe në intervistat në mediat gjermane pa shprehur pozicionin e tij kundër Shqipërisë.
Merkel dhe Gunther Krichbaum
Kryetari i Komisionit parlamentar për çështjet e Bashkimit Europian në Bundestagun gjerman, Gunther Krichbaum pas rekomandimit pozitiv nga KE, nuk ka lënë në asnjë rast në rrjetet sociale, por edhe në intervistat në mediat gjermane pa shprehur pozicionin e tij kundër Shqipërisë.
E fundit, ishte deklarata në Facebook sot pasdite, teksa shprehej se pozicionin e tij ia kishte bërë të ditur edhe kryeministrit shqiptar në takimin që patën dje në komision, se kërkesa për hapjen e negociatave është e parakohshme.
Dje kam takuar kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në Bundestag. Personalisht i kam thënë atij se unë mendoj se hapja e negociatave të pranimit në BE është e parakohshme në këtë fazë. Reformat e nisura ende nuk janë të mjaftueshme
Gunther Krichbaum
Por, pas statusit të tij kanë qenë të shumta komentet, edhe nga shqiptarët. Njëri prej tyre shtron pyetjen se “Angela Merkel nuk mendon njësoj si ty? A jeni në të njëjtën parti apo jo?”
Nuk ka munguar edhe përgjigja e deputetin të partisë së Merkel që thotë se “Jo të gjithë në partinë tonë kanë të njëjtin mendim” duke pranuar se kancelarja mendon ndryshe nga ai.
Gunther Krichbaum është deputet i partisë së kancelares Angela Merkel, prej vitesh kryetari i Komisionit të Çështjeve Europiane në Bundestag.
Deklaratat e Gunther Krichbaum kundër Shqipërisë janë bërë shkak për disa përplasje mes Ramës dhe Bashës në Tiranë.
Komentet ne statusin e Gunther Krichbaum ne Facebook
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama: Vota e diasporës premtim i realizuar, shërbimet do i ofrojmë me Inteligjencë Artificiale! Marrëveshja me Greqinë për pensionet e vështirë
19 Dhjetor 2024, 10:07
-
Namir Lapardhaja: Unë jam Zoti juaj më i lartë!
19 Dhjetor 2024, 09:16
-
Samiti/ Rama: Një ditë afrimi i mëtejshëm me Europën, u mbështet fuqimisht plani ynë me KE për mbylljen e negociatave në fund të vitit 2027 (FOTOT)
19 Dhjetor 2024, 09:00
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Costa: Duhet të krijojmë kushtet për zgjerim, por integrimi në bazë të meritës! Von der Leyen: 300 mln euro për reformat
18 Dhjetor 2024, 20:25
-
Basha: T’i japim fund tangos personale, kush voton Berishën merr dhe Ramën në paketë dhe anasjelltas! Jo interesave të Trekëndëshit të Bermudës
18 Dhjetor 2024, 12:53
-
Berisha: Drejtësia nën ndikim politik, kush flet kundër Ramës shkon në burg si Salianji e Meta! Paraburgimet janë plotë
18 Dhjetor 2024, 12:30
-
Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e mbrojtjen, jep 13 milionë euro për ushtrinë! Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike
18 Dhjetor 2024, 11:31
-
Çelja e negociatave për Grupkapitullin 6, Rama: Një tjetër ditë krenarie, drejt objektivit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE brenda 2030 (FOTOT)
18 Dhjetor 2024, 08:42
-
'Jeni zgjedhur pa asnjë kushëri dhe parti', Rama me stafin civil e ushtarak shqiptar në NATO: Kushedi sa italianë e gjermanë keni lënë pa punë
17 Dhjetor 2024, 19:50
-
SHBA mesazh të prerë për Berishën/ Basha në 'Studio Live' tregon 2 grupet që i shkojnë pas kryetarit PD! Përpiqet të mashtrojë militantët, ndërkohë ka aleancë me Ramën
17 Dhjetor 2024, 18:37
-
Ben Andoni: Politika nuk i njeh më shqiptarët
17 Dhjetor 2024, 17:42
-
Kryeministri Rama takim me kreun e NATO-s Mark Rutte: Mbështetës i paepur i Shqipërisë
17 Dhjetor 2024, 17:40
Ky mush xhepat me leke dhe ju thot serbeve u mundova dhe kaq Munda Te bej, gjermania nuk harron se Serbet e Urrejne gjermanine, dhe ky krichbaum edhe nga vete emri qe do thote me u zvarrit se dh..t njeri mendimin e tij
PërgjigjuS'besoj se zoteri Krishbaun,eshte armik i betuar i shqipetareve,Sigurisht ka nje mllef te pa shoq ndaj politikes rrumpalle,qe perpiqet kush e kush te dale ne maj te shkalles i pari.S'duhet ta kerkojme armikun ,atje ku s'e gjejme.Ne se e duam vertet shqiperine, ti hapim rruge zhvillimit,te respektojme njeri tjetrin.Te mos bejme luftera donkishoteske.