Nënat e reja nga Fieri i drejtohen spitaleve private në Tiranë për të sjellë në jetë fëmijët e tyre. Mjeku gjinekolog Besnik Brahimaj tha se shkak për braktisjen e maternitetit të Fierit është mungesa e kushteve dhe aparaturave mjekësore.
Materniteti i Fierit nuk po preferohet më nga nënat për të sjellë në jetë fëmijët e tyre. Sipas mjekut Obstetër-gjinekolog, Besnik Brahimaj të shumta janë gratë që i drejtohen spitaleve private në kryeqytet, për shkak se godina e maternitetit nuk plotëson kushtet, ndërsa mungojnë edhe aparaturat mjekësore.
“Faktor tjetër është dhe largimi i grave në institucione private në Tiranë. Kanë më shumë komoditet se në maternitetin shtetëror. Materniteti i Fierit ka 40 e ca vjet që funksionon. Ka një staf të mrekullueshëm, por unë do të kërkoja një riparim të këtij institucion dhe është e pa diskutueshme që numri i grave që ikin drejt Tiranës, do të lindin këtu. Përveç kushteve hoteliere, ky institucion duhet të pajiset me aparatura të reja”, tha mjeku Brahimaj.
Një faktor tjetër që ka ndikuar në rënien e lindshmërisë në maternitetin e Fierit është dhe emigrimi.
"Ka disa faktorë që ka sjell rënien e numrit të lindjeve. Rënia e numrit të lindjeve është edhe si pasojë e emigrimit të moshës së re. Ka të bëje me planifikimin familjar. Nuk bëjnë më 4-5 fëmijë",- shton ai.
Shifrat tregojnë qartë numrin në rënie të lindjeve vit pas viti.
“Ka një rënie drastike të numrit të lindjeve. Nga 5500 që ka qenë në 90, ka rënë në 1 mijë lindje në vit. Në vitin 2020 kanë qenë 1342 lindje. Në 2021 1184 lindje. Në 2022 kanë qenë 1038 lindje. Deri në muajin shtator të këtij viti kemi 735 lindje, ç’ ka tregon se jemi larg 1 mijë lindjeve për këtë vit”, u shpreh për Report TV mjeku obstetër-gjinekolog i Fierit, Besnik Brahimaj.
NUMRI I LINDJEVE NË FIER
Viti 2020 - 1342 lindje
Viti 2021- 1184 lindje
Viti 2022- 1038 lindje
Janar-Shtator 2023- 735 lindje
K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kroacia kthen mbrapsht 3 ngarkesa me mandarina, me nivele të larta pesticidesh! Ministria e Bujqësisë: U Nisën nga Berati e Fieri, gjobit grumbulluesin
18 Dhjetor 2024, 21:12
-
Qeveria i jep OK kompanisë greko-shqiptare për ndërtimin e termocentralit në Roskovec! Mes përfituesve, edhe Bashkim Ulaj, botues pranë Sali Berishës
18 Dhjetor 2024, 18:22
-
Fier/ Shpërndante kokainë në doza pranë gjimnazeve, arrestohet 29 vjeçari (EMRI)
18 Dhjetor 2024, 14:40
-
Aksident në aksin Lushnjë-Berat/ Makina përplas për vdekje 63 vjeçarin nga Durrësi (EMRI)
17 Dhjetor 2024, 13:55
-
Në kërkim për ‘falsifikim dokumentesh’ dhe ‘largim nga vendi i aksidentit', 2 të arrestuar në Fier
17 Dhjetor 2024, 13:23
-
Lushnjë/ Digjet automjeti në rrugën Fier-Shegan-Krutje! Shoferi sapo pa tymin që dilte nga motori njoftoi zjarrfikësit (VIDEO)
16 Dhjetor 2024, 16:54
-
Fier/ Plagosi me 4 goditje thike shokun e klasës, Gjykata lë në burg gjimnazistin 17-vjeçar: Jam në ankth, s'jam në gjendje të flas (VIDEO)
16 Dhjetor 2024, 10:14
-
Blushi nga Fieri: Rama 'babai' i korrupsionit, Balluku duhet të ishte në burg! Meta u arrestua sepse i denoncoi, SPAK në kontroll të kryeministrit
15 Dhjetor 2024, 19:31
-
Fier/ Kishte përshtatur lokalin e marrë me qira për të organizuar lojëra fati, arrestohet administratori! Në pranga dhe 5 të tjerë, u kapën duke luajtur poker
15 Dhjetor 2024, 10:33
-
Fieri e Vlora pa tregje, gjelat e detit shiten në akset nacionale! Fermerët: Vështirësi për t’i rritur, u shtrenjtua misri
15 Dhjetor 2024, 07:50
-
Fier, plagosja e 17-vjeçarit në shkollë, arrestohet autori! Flet gjyshja e tij: Ata kishin qenë 6, i morën telefonin djalit e goditën me shkelm!
14 Dhjetor 2024, 11:56
-
U kap me doza kanabis gati për shitje, arrestohet 18 vjeçari në Fier (EMRI)
14 Dhjetor 2024, 10:48
he mo edi rama,,,ku i ke spitalet e re ja....hajdut i qelbur..koke e qelbur.njesoj si sali berisha...
PërgjigjuMos harroni te thoni se leket i marrin tek privati dhe lindjet i bejne tek shteterori. Te shkon lindja ne shtet me shtrenjte se privati. Nuk mbarojne duke te kerkuar leke te gjithe pa perjashtim.Mostrat aty jane mbledh dhe ta pijne gjakun.po zoti i shikon.
Përgjigju