Basketbollisti i Serbisë, Borisa Simanic u detyrua t'i nënshtrohej një operacioni urgjent për heqjen e veshkës, kjo pas ndeshjes së kombëtares së tij kundër Sudanit të Jugut në Botërorin e basketbollit.
Simanic u shtrua në një spital në Manila (kryeqyteti i Filipineve), pasi u godit me bërryl nga Nuni Omot, lojtari kundërshtar, gjatë një dueli në zonën në ndeshjen e 30 gushtit.
Komplikimet që lindën nga operacioni nënkuptonin se ai duhej të kishte një operacion të mëtejshëm më 3 shtator, kur iu hoq një nga veshkat, tha ekipi të hënën.
Mjeku i ekipit serb, Dragan Radovanoviç tha se ata “presin dhe dëshirojnë që pas këtij operacioni, kursi postoperativ të shkojë pa probleme”. Incidenti ndodhi afër fundit të ndeshjes së raundit të parë të Serbisë kundër Sudanit të Jugut, kur Simanic po mbronte nën kosh.
Serbia e kishte fituar ndeshjen me lehtësi, por Omot e goditi Simanic me bërryl teksa ai u përpoq të merrte hapësirë, duke bërë që Simanic të bërtiste nga dhimbja dhe të largohej menjëherë. 25-vjeçari Simanic luan për Zaragozën në Spanjë.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Merr flakë gjithë lagjja në Filipine, digjen mbi 1000 banesa, zhvendosen 8 mijë banorë (VIDEO)
25 Nëntor 2024, 20:35
-
Kina zhvillon stërvitje ushtarake afër Filipineve
13 Nëntor 2024, 16:48
-
NBA/ Milwaukee rikthehet të fitojë, sukses edhe për Minnesota e Spurs
8 Nëntor 2024, 14:47
-
Fanella e Michael Jordan shitet në ankand për 4.68 mln dollarë
6 Nëntor 2024, 15:39
-
Basketboll femra/ Flamurtari marshon drejt titullit, mposht thellë 100-61 Teutën
20 Tetor 2024, 17:05
-
SHBA-ja dhe Filipinet nisin stërvitje ushtarake një ditë pasi Kina rrethoi Tajvanin
15 Tetor 2024, 09:32
-
Basketboll/ Flamurtari për femra dhe Besëlidhja për meshkuj kampion të Superkupës! Për lezhjanët historike
9 Tetor 2024, 09:34
-
NBA/ Dy breza luajnë krah për krah në basketbollin amerikan, LeBron James në parket me të birin
8 Tetor 2024, 15:33
-
Flamurtari përgatit hakmarrjen, të martën Superkupa e Shqipërisë! Trajneri i vlonjateve: E mundim Tiranën
5 Tetor 2024, 17:57
-
Qeveria amerikane vë nën akuzë për korrupsion Smartmatic, pagoi 1 mln dollarë ryshfet për kryetarin e KQZ-së në Filipine
26 Gusht 2024, 22:23
-
Rikthehen tensionet gjeopolitike në Azi, Kina përplas 2 anijet ushtarake të Filipineve në detin e jugut! Rriten tonet e kërcënimeve
19 Gusht 2024, 07:22
-
‘Besëlidhja’ shpallet kampion në basketboll për meshkuj! Qytetarët festojnë me sportistët deri në mesnate
31 Maj 2024, 14:31