Fabjan Alameti, shqiptari 21 vjeçar që banonte në Nju Jork është dënuar me gati pesë vite burg.
Më herët ai kishte pranuar fajësinë për deklarim të rremë tek Byroja Federale e Hetuese kur u pyet rreth aspiratave të tij për t’iu bashkuar organizatës terroriste Shteti Islamik dhe planin për hakmarrje pas sulmin në një xhami në Zelandën e Re.
Atij iu lexua dënimi në gjykatën federale në Missoula të shtetit të Montanës. Alameti është dënuar me 4 vite e 9 muaj heqje lirie.
Autoritetet e drejtësisë intervistuan Alametin për herë të parë në vitin 2018. Më vonë ai kishte postuar shkrime në rrjetet sociale, në mbështetje të organizatës ISIS.
Prokurorët thonë se ai po udhëtonte me autobus drejt Montanës më 15 mars, kur një person i armatosur vrau 50 njerëz në një xhami në Christchurch të Zelandës së Re. Alameti kishte biseduar online me një person pa e ditur se ai ishte informator, e të cilit i kishte shpalosur planin e tij që të sulmojë njerëz të zakonshëm në shenjë hakmarrje sikurse edhe planet e tij që të ndëmerrte një sulm kundër një objekti ushtarak në SHBA.
Ai u arrestua më 3 prill në një poligon armësh në shtetin Montana.
Avokati mbrojtës i të dënuarit tha se deklaratat e klientit të tij janë të mbrojtura nga amendamenti i parë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEOLAJM/ Karvani meksikan i emigrantëve vijon rrugëtimin drejt SHBA
19 Dhjetor 2024, 15:58
-
Guvernatori i Kalifornisë shpall gjendjen e jashtëzakonshme për gripin e shpendëve
19 Dhjetor 2024, 15:18
-
Trump rrëzon buxhetin e përkohshëm të SHBA
19 Dhjetor 2024, 15:12
-
Putin i drejtohet kombit: Gati për një ‘duel’ raketor me SHBA-në
19 Dhjetor 2024, 13:20
-
Trump 'provokon' përsëri dhe trazon rrjetin: Kanadaja të bëhet shteti i 51-të i SHBA-ve!
19 Dhjetor 2024, 08:39
-
5 vite SPAK, SHBA: Pavarësia, vendimtare! Zgjasni mandatin për prokurorët! Dumani: Jemi kërcënuar ne dhe familjarët, s’ka të paprekshëm
19 Dhjetor 2024, 07:22
-
Mero Baze: SPAK dhe si një radiografi e demokracisë në PD
18 Dhjetor 2024, 22:31
-
Sondazhi: Musk dhe Trump vlerësohen afërsisht njësoj nga amerikanët
18 Dhjetor 2024, 21:00
-
SHBA i kërkon Europës t'i japë fund varësisë energjetike nga Rusia
18 Dhjetor 2024, 19:41
-
Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet
18 Dhjetor 2024, 18:58
-
SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad Dodikun
18 Dhjetor 2024, 17:29
-
Zelensky: Nuk kemi forca për të rimarrë Krimenë dhe Donbasin! Rusia: Të hapur ndaj propozimeve nga i dërguari i Trump
18 Dhjetor 2024, 17:12