TIRANË- Një koment i gazetarit Adriatik Doçi, me disa të vërteta të njohura brenda që po hetohen nga SPAK, ka nervozuar dhëndrin e Sali Berishës, Abi Malltezin, i cili duket se ka alergji nga mendimet ndryshe nga linja e Familjes së shpallur non grata nga SHBA. Abi Malltezi, i njohur si 'mjedisori' me 19 kulla në Tiranë, dhe gazetari Doçi u përplasën dje virtualisht për gjelbërimin në Tiranë.
Fillimisht, Malltezi publikoi një foto të Tiranës me pallate (jo të vetat, por të tjerëve), ku qahej për pemët që mungojnë. Në profilin e tij ka komentuar gazetari Adriatik Doçi, i cili në mënyrë i ronike i ka thënë: “Mos e ke fjalën për Veliajn që të dha leje ty për dy kullat e fundit apo për Bashën që të dha leje për 17 kullat e para?!”, duke iu referuar 19 kullave tek ish Klubi Partizani në Tiranë, kur Abi është pronar me 35-50 %.
Pas komentit ka ardhur edhe reagimi i dhëndrit të Berishës, i cili në mungesë të një përgjigje mbi faktin që se si një pronar i 19 kullave në Tiranë qan për pemët në rrjete sociale dhe studio televizive, ka kaluar në sulme personale dhe familjare, një strategji kjo e aplikuar nga vjehrri i tij prej 3 dekadash.
Ndërkaq, gazetari Doçi i ka kujtuar edhe njëherë se kishte marrë leje për 19 kulla në Tiranë si dhe falsitetin e kartës anti-komuniste, pasi vjehrri i tij Sali Berisha ka qenë një nga njerëzit e besuar të familjes së diktatorit Enver Hoxha, siç edhe e dëshmojnë fotot pranë oxhakut të Nexhmies dhe në varkë me familjen e diktatorit.
Kaq ka mjaftuar që dhëndri i Berishës të fshijë komentin, tregues ky i mentalitetit komunist të vjehrrit. Nga njëra anë dhëndri i Berishës flet për demokraci që në thelb ka pluralizimin e mendimit dhe opinionit ndryshe, ndërsa nga ana tjetët refuzon çdo fakt që nuk është në linjën e Familjes.
Komentet që Abi Malltezi i ka fshirë
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SPAK 5 vjeç, Altin Dumani: Misioni vazhdon! (Fjala e plotë)
19 Dhjetor 2024, 15:32
-
Dosja 'Metamorfoza'/ Kërkesa e biznesmenit Pëllumb Gjoka për pavlefshmëri të përgjimeve nga Sky ECC, Kushtetuesja tërhiqet për vendim
19 Dhjetor 2024, 15:05
-
5 vite SPAK, SHBA: Pavarësia, vendimtare! Zgjasni mandatin për prokurorët! Dumani: Jemi kërcënuar ne dhe familjarët, s’ka të paprekshëm
19 Dhjetor 2024, 07:22
-
Mero Baze: SPAK dhe si një radiografi e demokracisë në PD
18 Dhjetor 2024, 22:31
-
Nesër 5-vjetori i SPAK/ Zv.ndihmës sekretar i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Kasanof vjen në Tiranë
18 Dhjetor 2024, 19:39
-
Në kërkim për 'Masakrën e Bradasheshit’ më 2018 me 3 të vrarë, GJKKO pezullon me 1 vit gjyqin ndaj Mikael Qosjas! Dyshohet se fshihet në Spanjë
18 Dhjetor 2024, 13:58
-
Policia e Durrësit ekzekuton vendimin për konfiskimin e 4 pasurive të 'Zotit të drogës' Alket Hatija! Dy apartamente, një truall e një garazh, Italia e dënoi me 20 vjet burg për drogë
18 Dhjetor 2024, 12:08
-
‘Toyota Yaris’/ SPAK i komunikon akuzat ish-kryeprokurorit dhe 3 të tjerëve! Pritet që dosja t’i dërgohet GJKKO, korrupsion dhe ndikim i paligjshëm
18 Dhjetor 2024, 11:40
-
Ironia e Spahiut: Trump do i heq dekoratën Dumanit dhe Dvoranit, për t’ja dhënë të dyja Berishës
17 Dhjetor 2024, 19:43
-
Sulmet e Berishës ndaj Dumanit, Idajet Beqiri: Është në pozitë të vështirë! Saliu mund të prish provat pas lirimit nga 'arresti shtëpiak'
17 Dhjetor 2024, 19:26
-
Kreu i SPAK dhe Kryeprokurori Special i Malit të Zi nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi
17 Dhjetor 2024, 18:36
-
'Non-grata e Berishës e pakthyeshme', Ngjela: Shpresa te Trump, e kotë! Kërkon të mbaj përkrahësit e tij! Kur erdhi në '92 shkatërroi vendin me urdhër të Beogradit
17 Dhjetor 2024, 17:31