Komisioni Evropian do të propozojë një ligj për të luftuar dhunën kundër grave. Kjo pritet të ndodhë para fundit të këtij vitit, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
“Gratë duhet të jenë në gjendje të jetojnë të pavarura dhe të lira”, tha von der Leyen në fjalimin e saj vjetor të Parlamentit Evropian në Strasburg.
"Gjatë pandemisë, shumë grave iu mohua kjo liri, për të jetuar me identitetin e tyre, që të shprehin vetveten dhe të dashurojnë kë të duan”, tha ajo.
Sipas disa të dhënave fillestare gjatë pandemisë në të gjithë bllokun evropian është përkeqësuar situata me dhunën ndaj grave.
Kufizimet e vendosura gjatë pandemisë në vendet anëtare përfshinin bllokime të përgjithshme, kufizime të lëvizjes dhe masa tjera.
“Kjo ishte një periudhë shumë e vështirë për ata që nuk kishin ku të iknin apo të fshiheshin nga torturuesit e tyre”, tha von der Leyen.
Sipas saj, projektligji të cilin planifikon ta përgatis Komisioni Evropian dhe i cili më pas do t’i paraqitet Parlamentit Evropian “ka të bëjë me ndjekjen penale si dhe parandalimin dhe mbrojtjen online dhe offline të grave".
Pak vende të BE -së kanë statistika zyrtare mbi dhunën ndaj grave gjatë pandemisë.
Instituti Evropian i BE-së për Barazinë Gjinore tha në një raport se, në BE në përgjithësi, "më shumë se një e pesta e grave janë abuzuar fizikisht ose seksualisht nga një partner intim".
Shifrat e Organizatave Joqeveritare tregojnë gjithashtu një rritje shqetësuese të dhunës ndaj grave në disa vende.
Në Belgjikë, 16 gra kanë vdekur nga dhuna që nga fundi i prillit, krahasuar me 24 n të gjithë vitin e kaluar, ndërsa Franca ka regjistruar 80 vrasje deri tani këtë vit, krahasuar me 90 për të gjithë vitin 2020.
Në Spanjë, në qershor, pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme të vendit, të dhënat treguan se një grua vritej çdo tre ditë, krahasuar me një mesatare prej një në javë para urdhrit të izolimit në shtëpi./ REL
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ministri i Jashtëm Hasani pret homologun nga Polonia: Zgjerimi i BE, prioritet edhe i presidencës polake
19 Dhjetor 2024, 16:07
-
Samiti/ Rama: Një ditë afrimi i mëtejshëm me Europën, u mbështet fuqimisht plani ynë me KE për mbylljen e negociatave në fund të vitit 2027 (FOTOT)
19 Dhjetor 2024, 09:00
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Publikohet deklarata e përbashkët, ja çfarë u diskutua në Bruksel
18 Dhjetor 2024, 22:53
-
Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?
18 Dhjetor 2024, 20:44
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Costa: Duhet të krijojmë kushtet për zgjerim, por integrimi në bazë të meritës! Von der Leyen: 300 mln euro për reformat
18 Dhjetor 2024, 20:25
-
'Studio Live'/ Qefalia: Shqipëria me hapat e duhur për në BE! Po mendohet shërbimi i detyrueshëm ushtarak! Sidi Hasanaj: Non-gratat përfaqësojnë interesat pro-ruse
18 Dhjetor 2024, 18:16
-
Greqia: Mbështetja jonë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është e kushtëzuar, ne jemi rregullatorët e shpejtësisë
18 Dhjetor 2024, 16:17
-
Dialogu/ Laçak flet pas takimeve në Bruksel: Të themelohet Asociacioni, Serbia të njohë simbolet e Kosovës
18 Dhjetor 2024, 11:20
-
Hapet gara për ndërtimin e hekurudhës Vorë - Hani i Hotit, Gonzato: Ndihmon lëvizjen ekologjike dhe zhvillon turizmin! Shqipëria po ecën me reformat, BE e mbështet
18 Dhjetor 2024, 10:49
-
Çelja e negociatave për Grupkapitullin 6, Rama: Një tjetër ditë krenarie, drejt objektivit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE brenda 2030 (FOTOT)
18 Dhjetor 2024, 08:42
-
BE nis hetimin ndaj TikTok pas dyshimeve për ndërhyrje në zgjedhjet rumune
17 Dhjetor 2024, 17:56
-
BE i kërkon Kosovës kthimin e serbëve në institucione, masat hiqen kur të ndërmerren hapa për uljen e tensioneve në Veri
17 Dhjetor 2024, 17:07