Në Shëngjin e njohin të gjithë, i edukuar dhe i qeshur Fiorua Ahman e gjen çdo ditë në plazh, jo për pushime, por për punë. I akomoduar në zonën turistike të Lezhës prej shtatorit të vitit 2021, refugjati afgan me profesion ekonomist, po punon në një stacion plazhi privat. Për mikrofonin e Report Tv ka treguar jetesën në vendin tonë dhe planin e afërt për tu larguar drejt SHBA-ve me bashkëshorten dhe dy fëmijët.
"Ne jemi vendosur në Shëngjin që prej shtatorit të vitit 2021, kohe kur Kabuli u pushtua nga Tabanët. Këtu në Shqipëri ndjehemi shumë mire dhe jemi socializuar shumë shpejt, kjo dhe fale mikpritjes shqiptare. Kishim shprese qe do iknim ne SHBA në muajin prill, por kjo nuk ndodhi pasi ende nuk na ka dale viza dhe nuk e dimë sa do zgjasin procedurat. Në këto kushte vendosa që këtë sezon veror të punësohem ne Shëngjin. Pashë që bizneset kishin vendosur njoftime për punëtor dhe erdha u interesova. Ramë dakord me pronarin e një resorti dhe prej 2 muajsh jam punësuar këtu, duke menaxhuar shezlonget", thotë ai.
Fiorua Ahman na tregon se paga është e mjaftueshme, pasi shpenzimet për fjetje dhe ushqim i ka të mbuluara. Ka hasur në vështirësi për komunikimin, por përpiqet të mësojë disa fjalë shqip.
“Paguhem 400 euro në muaj, ndërsa në Afganistan kam qenë paguar 800 euro se isha në profesionin tim normalisht, por dhe këtu nuk është keq. Problem mbetet vetëm gjuha sepse unë ende nuk e kam mësuar shqipen", shton Ahman.
Rreth 800 refugjatë afganë ndodhen aktualisht në Shëngjin. Shumë prej tyre kanë në plan të qëndrojnë për aq kohë sa të përgatiten dokumentet e tyre për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara.
K.T./G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
AMP arreston 2 policë! Njëri u denoncua nga ish-bashkëshortja, theu urdhrin e mbrojtjes dhe i vodhi valixhen me 5 milion lekë
19 Dhjetor 2024, 10:58
-
Aksident i rëndë në rrugën Lezhë-Laç, vdes pas përplasjes së dy mjeteve shoferi 65-vjeçar! Policia procedon drejtuesin tjetër (EMRI+VIDEO)
18 Dhjetor 2024, 10:44
-
Aksident në Lezhë, plagoset rëndë drejtuesi i motoçikletës! E përplasi 73-vjeçari me zetor (VIDEO)
17 Dhjetor 2024, 15:45
-
Lezhë/ Hashash e thika në shkolla, shumë zhurmë pak denoncime! Drejtori i shkollës: Prindërit thonë 'pse na shqetëson!'
17 Dhjetor 2024, 14:57
-
Rruga nacionale Rrëshen-Burrel e pakalueshme nga gropat dhe rrëshqitjet e tokës, nuk mirëmbahet nga ARRSH-ja! Kryebashkiaku: Kërkojmë investim nga Qeveria
17 Dhjetor 2024, 14:41
-
Murtaja Afrikane e Derrave në Shëngjin, del nga karantina pas 21 ditësh zona e Malit të Rrencit! Ministria: Nga 25 nëntori s'ka asnjë rast të ri
16 Dhjetor 2024, 15:31
-
‘Asnjë hap pas!’ Meloni-Opozitës: Gjadri do funksionojë, edhe nëse fle atje çdo natë! Marrëveshja e emigrantëve, ‘tmerri' i trafikantëve (VIDEO)
15 Dhjetor 2024, 17:18
-
Krijohet Betlehemi në Lezhë, simboli i Krishtlindjeve vjen për herë të parë në këndin e festave
15 Dhjetor 2024, 08:56
-
Pësoi arrest kardiak, humb jetën në spital i dënuari për dhunë në familje (EMRI)
13 Dhjetor 2024, 22:11
-
Berisha me grupet e punës në Lezhë për zgjedhjet 2025: Çmime janë trefishuar dhe kanë tejkaluar Gjermaninë e Italinë, shpopullimi i vendit në 40%
11 Dhjetor 2024, 16:05
-
Artistët e folkut mblidhen në Lezhë për Festivalin Folklorik Tipologjik të Rapsodeve dhe Instrumentisteve, marrim pjesë në garë 18 grupe
11 Dhjetor 2024, 15:52
-
Lezhë/ I riu përplas me makinë 68-vjeçarin në rrugë, i moshuari dërgohet në spital! Policia shoqëron 19-vjeçarin
11 Dhjetor 2024, 15:20
ik ne europe o afgano....
PërgjigjuPse e quan propagande te lodhur,se nuk mbjell kanabis,apo nuk kujdeset per shtepi bari si /cunat e Londres/,por zgjedh nje pune te ndershme?!
PërgjigjuNa e kurseni kete propaganden e lodhur.
Përgjigju