E vetmja mundësi për të penguar përhapjen e koronavirusit është të mbahet një distancë sigurie prej të paktën një metër mes një individi e një tjetri, pasi virusi shpërndahet nëpërmjet afërsisë mes personave. Ministria e Shëndetësisë, e cila më në fund ka vendosur të marrë masa shtrënguese (edhe pse ende të pamjaftueshme), i ka bërë thirrje popullatës që të mos frekuentojë ambiente të mbyllura dhe me shumë njerëz.
Por, ndërkohë që televizionet transmetojnë spote në përpjekje për të edukuar shqiptarët me këtë sjellje korrekte, po ato televizione shfaqin pamje studjosh plot me të ftuar e publik, të cilët, të mbyllur në hapësira të kufizuara, i bërtasin njeri-tjetrit. Mjafton që një person i vetëm, i pranishëm në ato studio, ta ketë virusin pa e ditur, që të rrezikojë të infektojë të gjithë të tjerët, të cilët, edhe ata, infektohen në një zinxhir pa fund.
Në pritje që të veprojë Ministria e Shëndetësisë me një urdhër, botuesit dhe moderatorët e talk show-eve duhet të vetërregullohen dhe të ndalojnë menjëherë praninë e publikut në studio televizive, duke kufizuar, nëse është e nevojshme, edhe numrin e të ftuarve të pranishëm, duke garantuar në këtë mënyrë mes tyre të paktën një metër distancë. Report TV e ka bërë një gjë të tillë. Shembulli i mirë duhet të fillojë nga ne, që pretendojmë t’u mësojmë të tjerëve si të sillen. Asnjë nga ne nuk ka imunitet ndaj koronavirusit, as të ashtuquajturit “VIP”-a. (c.b.)
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHËNIM/ Berisha 3 strategjitë dhe sidomos ajo e ''Sindromës së Stokholmit'' në përpjekje për të ndikuar në drejtësi
17 Dhjetor 2024, 13:21
-
SHËNIM/ Syri si ''RD'' dhe ''ZP'', modeli gazetaresk i Sali Berishës nuk ndryshon për 30 vite rresht
14 Dhjetor 2024, 16:36
-
Dezinformimi, rrjetet sociale dhe Shqipëria! Nuk është zgjidhje mbyllja por edukimi mediatik (Media Literacy)
14 Dhjetor 2024, 12:20
-
Parashqevi na ndihmo!
14 Dhjetor 2024, 09:53
-
'Kalbja e trurit‘ dhe media, kohët që po jetojmë
13 Dhjetor 2024, 20:20
-
Reporterët pa Kufij: 54 gazetarë të vrarë më 2024
12 Dhjetor 2024, 10:40
-
AMA tryezë për median e lirë dhe integrimin europian! Krasniqi: Fokus futja e konceptit të piraterisë në ligj dhe heqja a atij të licencave rajonale e lokale
11 Dhjetor 2024, 18:22
-
Carlo Bollino lajmëron padi për shpifje ndaj ''Syrit'' të familjes Berisha
30 Nëntor 2024, 14:50
-
Po pse Berisha arrin të gënjejë edhe për lirinë e tij?
27 Nëntor 2024, 13:05
-
Zbërthimi i SkyECC/ SPAK lëshon 19 urdhër arreste, mes tyre për Suel Çelën! Arrest shtëpie për avokaten e grupit të tij, pranga ish-gjyqtares së Elbasanit! ‘Detyrim paraqitjeje’ për gazetarët Artan Hoxha e Elton Qyno (TË GJITHË EMRAT)
25 Nëntor 2024, 13:01
-
Memorandum Pune mes Shqipërisë dhe Portugalisë në fushën audiovizive
23 Nëntor 2024, 10:49
-
Operacioni kundër kriptovalutave, gjykata lë në burg kryefinancierin e televizionit të Familjes Berisha dhe 11 të arrestuar, 6 'detyrim me paraqitje' 2 'arrest shtëpie'
21 Nëntor 2024, 10:56