Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar në lidhje me Ditën Kombëtare të Rinisë. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Blushi thekson se 570 mijë të rinj janë larguar nga vendi.
"Sot, Dita e Rinisë, pa të rinj! 570 mijë të larguar! Shpopullimi është drama më madhe që Shqipëria vuan sot si rezultat i një Kryeministri, që po bën gjithçka, që shqiptarët dhe veçanërisht të rinjtë të largohen, duke i detyruar të rrezikojnë edhe jetën për të çarë detin me gomone! Edi Rama është armiku kryesor i lirive, demokracisë dhe shtetit ligjor, autori dhe përgjegjësi i vrasjes së shpresës së të rinjve, ideatori dhe zbatuesi i axhendës së qëllimshme antikombëtare të shpopullimit dhe falimentimit të Shqipërisë! Që drama e madhe e shpopullimit të marrë fund duhet që rinia të marrë në dorë fatet e veta për të ndëshkuar modelin korruptiv dhe kriminal të kësaj Qeverie që ka vrarë shpresat, ëndrrat dhe mundësitë e çdo të riu dhe të reje për të ndërtuar të ardhmen në Shqipëri! Bashkohuni dhe merrni në dorë fatet tuaja! Kjo është rruga për të ndaluar shpopullimin dhe garantuar një Shqipëri që u përket të rinjve! Që 8 Dhjetorin e ardhshëm ta festoni në Atdhe si të gjithë bashkëmoshatarët tuaj europianë", shkruan Blushi.
Lajmi kryesor:
Sot ‘Dita e Rinisë’, 33 vjet nga Lëvizja Studentore që solli demokracinë!
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ben Andoni: E vërteta tek shqiptarët, si liri për të mos u dëgjuar!!
12 Dhjetor 2024, 18:14
-
Dhjetori i Edi Ramës dhe minutat në Partinë Demokratike, përplasjet me Berishën dhe miqësia me Arben Imamin
11 Dhjetor 2024, 18:15
-
Lëvizja e dhjetorit ‘90/ Rrëfimi i Preç Zogajt për Report Tv: Përplasja ime me Sali Berishën! Njeriu i dy ‘palëve’, si i largoi studentët nga PD pasi e uzurpoi
10 Dhjetor 2024, 22:19
-
VIDEO/ Protagonistët e tranzicionit, kush ka mbetur ende në politikë nga lista e dhjetorit 1990
10 Dhjetor 2024, 17:51
-
8 Dhjetori/ Neritan Ceka në Report TV: Politika po ndjek sistemin e përmbysur, çdo parti që vjen në pushtet kopje e Partisë së Punës
9 Dhjetor 2024, 19:30
-
'SPAK e drejtojnë amerikanët, opozita e trembur', Ngjela: Në '92 pushtetin e mori 'Anti-Shqiptaria'! Mosbindja civile është injorancë
9 Dhjetor 2024, 19:29
-
8 dhjetori dhe themelimi i PD-së, Arben Meçe: Shërbimi rus më prezenti në krijimin e Partisë Demokratike! Elezi: Soros, i përfshirë dhe kishte gati posterat
9 Dhjetor 2024, 17:51
-
VIDEO/ ‘Faleminderit shoku Ramiz Alia!’ - Fjalimi i Berishës në dhjetor 1990 kur të gjithë studentët e fishkëllejnë dhe i ndërpresin fjalën!
8 Dhjetor 2024, 22:49
-
Mero Baze: Pse PD duhet të ulë kokën çdo 8 Dhjetor
8 Dhjetor 2024, 22:48
-
Flet Kreshnik Spahiu, një nga organizatorët e dhjetor '90: Kush i eleminoi dhe largoi 337 themeluesit e PD?
8 Dhjetor 2024, 17:41
-
Sot dita e Rinisë, FRPD marshim nga qyteti Studenti tek kryeministria! Berisha, sulmon Soros: Arrestuan një gjysmë pensionist si unë
8 Dhjetor 2024, 11:47
-
8 Dhjetori/ Ambasada amerikane: Studentët formësuan të ardhmen! SHBA krah jush në rrugën drejt BE-së! Ambasadori Gonzato: Integrimi varet nga angazhimi juaj
8 Dhjetor 2024, 10:18