'Djali nuk ka dashur ta takojë Parashqevi Simakun', flet ish-bashkëshorti i këngëtares: Vetëm sot ra dakord! Duan të më bëjnë kokë turku por nuk jam unë - Shqiptarja.com

'Djali nuk ka dashur ta takojë Parashqevi Simakun', flet ish-bashkëshorti i këngëtares: Vetëm sot ra dakord! Duan të më bëjnë kokë turku por nuk jam unë

'Djali nuk ka dashur ta takojë Parashqevi Simakun', flet ish-bashkëshorti i këngëtares: Vetëm sot ra dakord! Duan të më bëjnë kokë turku por nuk jam unë

Parashqevi Simaku

Djali i Parashqevi Simakut nuk ka pranuar të takonte nënën e tij, u shpreh ish-bashkëshorti i artistes, Robert Nolfe, në një intervistë ekskluzive për Top Story.

Sipas tij, i vetmi rast kur djali ra dakord ta takonte nënën e tij ishte sot.

Pjesë nga intervista e tij

Problemi është se po më kërcënojnë mua e familjen. Çdo foto është e kërcënuar online. Kam një vajzë 10 vjeçare e ajo nuk duhet të jetë e përfshirë. Njerëzit po qarkullojnë fotografinë online të saj e po thonë që ajo duhet të paguajë.

Kur ajo u zhduk, u zhduk prej të gjithëve, prej meje e Lukës. Si familje mbase si shtet nuk i jemi përgjigjur asaj, por nuk kisha zgjidhje. Duhej të kujdesesha për djalin. Kishte shumë këshilltarë të tjerë që u  përcaktuan të kujdesej për të.

Ishim dy artistë që po bënim cmos të shkonim mirë me njëri tjetrin por gjërat nuk funksionuan.  

Ajo foli sot me Lukën.

Pyetje: Luka e ka kërkuar të ëmën përgjatë viteve?

Para 5 vitesh ndihesha ndryshe. Kisha ndjesinë se duhej të mbroja djalin tim.  Ai është i ri tani, por që kur ka qenë 10 vjeç, i është marrë mendimi, prandaj foli sot me nënën e tim. E pyeta nëse ishte i gatshëm dhe ai tha po.

Dua vetëm që familja të ribashkohet dhe ajo të jetë thesari i humbur që është rigjetur. Djali foli me të e mendoj se ka ndjerë një ndjesi lehtësimi. Nuk kam folur gjatë me të.  Fundi është i bukur dhe kjo histori do të mbarojë e bukur. Nuk është e lehtë të marrësh kujdestarinë e fëmijës kur je burrë por ia dola.

Si muzikant gjithmonë e kam vlerësuar për atë ikonë të kulturës që ishte ajo. E kam parë me sytë e mi se sa e rëndësishme ka qenë për popullin shqiptar. Kur thashë është thesar, për këtë e kisha fjalë.

Ne kemi pyetur nëse donte ta takonte dhe ai ka thënë jo deri dje. Sot e pyeta nëse ishte i gatshëm dhe ai tha po"

Ëndrra për të prekur Hollivudin se e mendoje?

Ishte qëllimi ynë. U përpoqëm. Ka qenë një keqkuptim që e ka rrethuar atë gjithë jetën. 

Gjykata pse jua dha ju djalin?

Ajo nuk kishte bërë zgjedhjet më të mira me veten. Nuk kam parë që ajo të përdorte drogë. Nuk mund të ofroja kujdes për dy persona të ndryshëm. Njerëzit martohen pa menduar se do të ketë divorc.
 

Kërkojnë një kokë turku për gjëndjen e saj por nuk jam unë ai. Nuk u kam kërkuar institucioneve ndonjë gjë. Vazhdova jetën e bëra një gjë të duhur. Tani ajo ishte ndryshe, e vura re ndryshimin sot. Ne kemi pyetur djalin nëse donte ta takonte, por ai ka thënë jo, deri dje. Shpresoj të jetë më e kthjedhët dhe më e hapur ndaj gjithçkaje.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Adi: 19/12/2024 10:52

    Burri është fajtor këtu ska fije dyshimi. Kështu është kur i përzien këmbët njeriu fisnik si Parashqevi me një pjestarë të popullit që shkakton gjenocid! Po çfar artisti ai rrugaç! Artist është më shumë pikpamja edukative e sjelljes se sa me luajt gitarë!

    Përgjigju
  • blerta: 19/12/2024 04:13

    NUK ka mundesi qe djali te mos doje te flase me nenen,, deri sa u be 20 vjec,,,dhe i kthehet mendimi te flase ne nenen,,,kur del video e parashqevi simakut,,,,kjo nuk hahet,,,,te merret nje avokat dhe te nxirret nje kopje e dosjes te gjygjit te ndarjes..,vendimi dhe arsyet....e ndarjes,,dhe te pyetet ai ish burri i vet,,,pse ke marre ne shqiperi kusherinjte e parashqevise dhe i ke thene ,,hajdeni dhe merreni se ajo mund te perfundoje neper kazane,,,e paske ditur se ku ishte ajo, ,dhe nuk ke vajtur ne polici,,,qe djali i vet te kishte nje lidhje,,,si mund te rritet femija pa nene....ose te pakten ne kontakt me nenen...vetem dokumentacioni i gjygjit i tregon te gjitha...

    Përgjigju
    • Pjeter: 19/12/2024 10:35

      Illo. E pse mos te jete wen asaj i eshte bere padrejtesi?? Ky kishte fuqine ekonomike,avokatet dhe faktin qe nuk i ka te kunderten por i ka shplare trurin djait sa te arrije te mos doje te shofi nenen per gjithe keto vite!!! Prove eshte fakti qe ky e pohon vete,qe djalinuk donte me pare dhe tani po, eshte kontaktuar nga njerzit e Ilirjanit dhe nuk ka pranuar te komunikoje me nenen e tij,e gjithe kjo ndryshon kur fusin ne loje te atin,qe do te thote shume mbi rolin qe luan akoma mbi te birin,natyrisht,keto jane opinione tonat,dhe qe realisht nuk dime se si kane shkuar gjerat,fakti eshte se nuk mund e pranojne ate imazh te Parashqevise, qe ne imazhin kolektiv te shqiptareve, ka ngeluar ajo e viteve te arta artistike te saj,na shkaktoi nje keqar dhje masive,dhe noshta edhe ne nje fare histerie kolektive po kerkojne me ngulm arsyet ,shkakktaret qe çuan ne mjerim , psene me nje fjale,ndoshta koha do jete doktori i mire per jeten e saj,dhe uroj te gjeje sa me shume qetesi,qe nje dite ta degjojme perseri ne interpretimet me zerin e saj.

    • Illo: 19/12/2024 08:43

      Mund te ketë pasur probleme me pijen. Alkolizimi i grave është shumë i rrezikshëm.

  • Perfundimi: 19/12/2024 01:53

    nga historia e saj, osht se ajo ka nje karakter te dobet

    Përgjigju
    • ZAna: 19/12/2024 11:21

      Komuniteti ketu ka bere sh per te, pritur si s ka me mire, per asnje artiste tjeter si ajo. Shpi, makine, veshje…Ajo I pati te gjitha gjerat gati kur erdhi ne NY. Por ajo ishte e dobet te perballonte zhgenjimet e Amerikes. Eshte vend I eger! Shpresoj Qe tani, ajo vete te kete ndryshuar!

    • Zana: 19/12/2024 11:11

      Perfundimi eshte I skate. Jetoj ne NY. Nuk ka fajtore te tjere. Ka qene zgjidhja e saj e gabuar apo e dobet. Te alkolizuar e kam pare vete ashtu sikurse dhe sh te tjere rreth viteve 2005, ne lokalin ku kendonte ne Ny city. Koleget e saj e dine edhe me mire.

  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit