Tirane- Tre deputetë socialistë, Fadil Nasufi, Laert Duraj dhe Çim Hysa shkuan në spitalin e Traumës për të parë nga afër gjendjen shëndetësore të kolegut të tyre Bujar Çela.
Deputeti socialist është pronar i kapanonit tek 'Rrethrrotullimi i Plasmasit' në Lushnje, ku ndodhi dje shpërthimi që i mori jetën babë e bir ndërsa u plagosën gjithsej 7 persona.
Në një intervistë për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema deputeti Fadil Nasufi ka treguar më shumë
“Fatmirësisht gjendja shëndetësore është stabilizuar. Duhen përgëzuar stafi ushtarak për ndërhyrjen tepër të specializuar për pastrimin e ciflave që kanë ndodhur nga shpërthim. Dëmtimin kryesor e ka në kofshën e djathtë pasi ciflat e shpërthimit e kanë prekur sistemin arteriar venoz, si dhe në pjesën abdominale. Dëmtime ka dhe një pjesën abdominale ku po vijon pastrimi i ciflave. Ka probleme me dëgjimin për shkak të valës së shpërthimit që ka qenë në terren por gjëndja është e stabilizuar në të gjitha parametrat e saj. Është në sallën e reanimacionit’
Ai thotë se kanë qenë deputet të cilët i kanë qëndruar pranë gjithë natën Bujar Çelës që mbrëmjen e djeshme gjendja shëndetësore e ka pasur më të rëndë.
“Kolegët tanë deputetë e kanë gdhirë natën me lutje për të dhe ata që u plagosën. Do të ketë pastrime të tjera. Është në gjendjen më optimalen më të mundshme nga ajo llahtari që ndodhi dje. Madje po përpiqej të bënte dhe humor por ne nuk e lejuan të bëjnte më shumë. Do
A ju tregoi pse kishte shkuar dje, dhe sa larg shpërthimit ishte?
Nuk u futëm farë në këtë çështje. Ishim atje për 1 minutë e gjysmë. Ne na kënaqi se reagoi, dje e vizituam në reanimacion e Lushnjes dhe nuk ishte fare në vetëdije. Edhe pacienti tjetër që ndodhet në Lushnje është stabilizuar. Ka dhe ai cifla të shpërthimit.
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aksident në aksin Lushnjë-Berat/ Makina përplas për vdekje 63 vjeçarin nga Durrësi (EMRI)
17 Dhjetor 2024, 13:55
-
Lushnjë/ Digjet automjeti në rrugën Fier-Shegan-Krutje! Shoferi sapo pa tymin që dilte nga motori njoftoi zjarrfikësit (VIDEO)
16 Dhjetor 2024, 16:54
-
Lushnjë/ Shkrumbohet dyqani në fshatin Delisufaj, shkak shkëndija elektrike
13 Dhjetor 2024, 13:43
-
Lushnjë/ Vodhi një automjet dhe 2 arka kursimi në një market, arrestohet autori! I dënuar më parë për vjedhje (EMRI)
11 Dhjetor 2024, 16:57
-
Lushnje/ Vjedhin marketin dhe marrin ‘Opel-in’ në banesën aty afër, pronari i makinës: Autorët kanë prerë kyçin e portës! Policia gjen automjetin në Golem (VIDEO)
11 Dhjetor 2024, 08:53
-
Lushnjë/ Aksident në bulevardin e qytetit, makina përplas të moshuarin kur po kalonte rrugën! Policia ndalon shoferen, 75-vjeçari rëndë në spital (VIDEO)
10 Dhjetor 2024, 18:09
-
Njihuni me Darësinë, zonën me numrin më të madh të serave dhe qindra rrënjë ullinj! Sefa: Po zhvillohet agroturizmi
10 Dhjetor 2024, 14:34
-
Aksidentoi për vdekje një të moshuar në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, arrestohet 27-vjeçari
10 Dhjetor 2024, 10:01
-
Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë/ 27-vjeçari përplas për vdekje me makinë të moshuarin (EMRAT)
9 Dhjetor 2024, 09:31
-
Aksident i trefishtë në Lushnjë-Fier, shkak shpejtësia dhe parakalimi i gabuar
8 Dhjetor 2024, 13:37
-
Derbi i Myzeqesë luhet në 'moçal', Lushnja triumfon 2-1 kundër Apolonisë! Kalendari dhe renditja në Kategorinë e Parë
7 Dhjetor 2024, 15:31
-
Fier/ Kundërshtim policie, vjedhje dhe publikim i fotove intime, 3 të arrestuar dhe një në kërkim brenda pak orëve (EMRAT)
6 Dhjetor 2024, 13:24
Kur ndodh ndonje tragjedi shume e rende ne U.S,presidendi viziton vendngjarjen dhe me familjet e viktimave ose me te plagosurit takohet personalisht ose flet ne telefon.Ngjarja qe ndodhi ne Lushnje eshte nje aksident i vogel,por shume i madh per neve si shtet e si komb qe e kemi problem tkurrjen dhe largimin e popullsiseCdo jete njeriu eshte e cmuar.Familjen e viktimave dhe te plagosurve i vizitoi vetem Balla,po qeveritaret e tjere te larte e super te larte ku jane?! Keta deputetet vizituan kolegun dhe mire bene,po tek te plagosurit e tjere dhe tek familja e viktimave pse nuk vajten?!
PërgjigjuËshte e turpshme per kēta zotrinj qē interesohen vetëm pēr kolegun,dhe për të plagosurit e tjerë të mendoj Zoti.Aq mē keq,që ka edhe dy viktima,dhe zoti deputet ka pjesën e tij tē fajit.
Përgjigjudmth varja personave qe humben jeten...rq deputetet rq dhe ju qe fokusoheneni te ky dhe jo te ata qe humben jeten.
Përgjigju