Dokumenti/ Si e përjashtoi Berisha Azem Hajdarin nga PD: Je spiun i sigurimit të Shtetit, shërbëtor i Ramiz Alisë! Demalia: Saliu ishte sekretar partie - Shqiptarja.com

Dokumenti/ Si e përjashtoi Berisha Azem Hajdarin nga PD: Je spiun i sigurimit të Shtetit, shërbëtor i Ramiz Alisë! Demalia: Saliu ishte sekretar partie

TIRANË- Sali Berisha përjashtoi Azem Hajdarin në vitin 1995 nga Partia Demokratike. Duke komentuar lëvizjen e dhjetorit ’90 dhe themelimin e PD, publicisti Ilir Demalia i ftuar në Report Tv publikoi një pjesë nga fjala e Sali Berishës e pasqyruar në gazetën Rilindja Demokratike, ku Berisha e akuzonte Azem Hajdarin si spiun të Sigurimit të Shtetit.

Sipas dokumentit, Berisha e akuzoi Azem Hajdarin se kishte dy fytyra: një lider i mitingjeve që mobilizonte masat dhe një tjetër, që në jetën private kishte lidhje me figura të njohura të Sigurimit të Shtetit, si Irakli Koçollari, dhe që ishte një "shërbëtor i Ramiz Alisë".

Publicisti Demalia, i ftuar në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj risjell në vëmendje këtë moment.

“Sa i përket zhvillimeve të dhjetorit ‘90, komunizmi tashmë ishte dorëzuar, Ramiz Alia ishte dorëzuar. Pas ardhjes së tij, i dhanë ultimatum se kishte rënë sistemi komunist dhe kishte ngel vetëm Shqipëria. Ramiz Alia po të shohësh të gjithë rrugëtimin e tij e ka përgatit për kohë të gjatë për të bërë atë zbritje të butë që e bëri me njerëz të regjimit dhe bashkëpunëtorë. Berisha e akuzoi Hajdarin për spiun të sigurimit të shtetit. Është gazeta e ‘95 kur e përjashtuan Azemin nga PD”, tha Demaila.  

Demalia flet edhe për krijimin e Partisë Demokratike, duke thënë se Berisha ishte sekretar i partie.

“Si ka mundësi brenda 3 ditësh krijohet një parti me njerëz që se kishin takuar kurrë njëri tjetrin, vinin të gjithë nga regjimi, shërbëtor, anëtar partie, bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit, Saliu ishte sekretar partie. Këta njerëz që nuk kishin bërë një bisedë njëherë me njëri-tjetrin, formuan parti. Berisha në datë 8 dhjetor ka qenë në Torino dhe e lajmërohet të kthehet urgjent. Pse duhej të kthehej, kush e lajmëroi”, tha Demalia.

 

Fragmente nga gazeta RD

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lui: 13/12/2024 07:58

    Te gjithe ishin sigurimsa dhe spiune te tyre Pa perjashtim ,keto te gjithe duhet Denuar per trathti nndaj atdheut dhe terrorizem

    Përgjigju
  • Kasandra: 13/12/2024 02:17

    Dhe filmi vazhdon... "Kendezi" me pas shkroi nje liber per Berishen, ndersa i biri vazhdon ne PD si ...

    Përgjigju
  • Baca: 12/12/2024 21:18

    Ramiz Alia e njoftoi Berishen per tu kthyer urgjent. Permes te ngarkuarit me pune ne ambasaden ne Rome njeheraz shef i zyres se sigurimit atje. Ai madje zbriti te kunatin e ish Ministrit Gjinishi nga avioni linjes ne menyte qe Sala te mbrrinte ne 8 dhjetor ne QS. Besonts Alia se e kishte ne xhep, vecse kontakt ne Itali nga CIA mezi po priste dhe kjo qe mundesia me e mire per infiltrimin e Berishes dhe kapjen e PD. Nese e kapte Pashko, Ceka apo Hajdari, te gjithe ishin besnike te Alise, si te lidhur biologjikisht me "kuadrin". Injoranca apo naiviteti sugjeron se regjimi Alise kishte rene. Por jo. Ai dhe oborri i tij kishin gatitit sistemin normativ per kontroll ne nje dore te pusjteteve te shtetit, vecanerisht forces se armatosur, te gjitha ne duart e Presidentit. Qe projektonte Alia per te pakten 5 vjet e garantonte keshtu vazhdimesine qeverisjes tashme neokomuniste. Por ato plane shkuan e vane kur Saliu u shendrrua ne armen antikomuniste ne duart e CIA dhe DASH te Bushit 1. Ramizi e krijoi PD por Berisha e pengmorri nen mbeshtetjen dhe "largpamesine" amerikane. Largpamesi qe pas 2006 zuri prej fyti dhe nuk e leshon edhe sot PS ramiste.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit