Më 16 gusht të vitit 1915, qeveria shqiptare do të ekzekutonte Haxhi Qamilin, pas kryengritjeve të këtij të fundit. Qamil Zyber Xhameta nga fshati Sharrë i Tiranës, i njohur si Haxhi Qamili, ishte figura qendrore e kryengritjes së Shqipërisë së Mesme në vitet 1914-1915.
Parimet e Haxhi Qamilit dhe të kryengritësve që udhëhiqte ishin kundërshtimi i politikave pro-perëndimore të mbretit Wied dhe qeverisë së Esat Pashës, dhe bashkimi pa kushte me Portën e Lartë.
Duke qenë se kjo lëvizje kryengritëse u bë pengesë për zhvillimin e vendit, qeveria arrestoi udhëheqësin e saj bashkë me një tufë mbështetësish.
Foto nga dita e ekzekutimit të Haxhi Qamilit
Xhelal bej Zogolli kryesoi gjyqin e kryengritësve, në përfundim të të cilit kryengritësit u dënuan me vdekje dhe u varën publikisht më 16 gusht 1915.
Sjellim këtu fotografitë e bëra gjatë gjykimit të Haxhi Qamilit.
Foto nga dita e ekzekutimit të Haxhi Qamilit
Foto nga Kel Marubi dhe Qemal Kaçulini. Kopje nga Fototeka e AQSh./Tema
Komente
![](https://news.shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)