DURRËS-Një polic është pezulluar nga detyra pasi ka pasur një komunikim jo etik me një pushues nga Kosova. Bëhet fjalë për efektivin me inicialet A.L.. Mësohet se pushuesi Menson Hyseni nga Kosova ka denoncuar në policinë e qytetit bregdetar, ku dhe po kalonte pushimet, se në shtëpinë e marrë me qira i kanë humbur tre telefon celularë. Me të mbërritur në shtëpinë e tij, pushuesi nuk është përballur me një komunikim formal, mes një denoncuesi dhe një polici, por është ofenduar madje edhe kërcënuar nga ky i fundit.
Polici: Po kjo moda juaj ore buri i dheut
Po ku model juaj ore buri i dheut
Polici: Mendohuni mirë se ku i keni lënë, mo m'thoni më se po doli pastaj për kallëzim të rremë do të shkoni në burg
Polici: Se do të vijë prokurori këtu
U bë e dhjetëra herë e këtyre njerëzve, po te ky pallat, te ky vend
Videoja është regjistruar me kamera amatore nga Hyseni, e ndërsa në një intervistë për median Klan Kosova, Hyseni ka ngritur dyshimet se celularët janë vjedhur nga persona që kanë pasur çelësat e shtëpisë, pasi dera nuk ka qenë e shpërthyer, siç mund të ndodh në vjedhje të tjera. Madje ai është shprehur se është kërcënuar edhe nga pronari i shtëpisë, në prezencë të policëve dhe është detyruar nga ky i fundit që të nënshkruajë se i ka gjetur celularët, nga frika se mos do kishte pasoja tek familjarët e tij, ndonëse nuk kishte gjurmë nga celularët e tij. Pas referimit të rastit në Policinë e Kosovës dhe njoftimit të asaj shqiptare, kjo e fundit ka marrë masat duke pezulluar nga detyra policin.
B.K./xy/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Policia e Durrësit ekzekuton vendimin për konfiskimin e 4 pasurive të 'Zotit të drogës' Alket Hatija! Dy apartamente, një truall e një garazh, Italia e dënoi me 20 vjet burg për drogë
18 Dhjetor 2024, 12:08
-
Media gjermane pranon se artikujt për Portin e Durrësit ishin të gabuara dhe i tërheq mbrapsht
17 Dhjetor 2024, 21:04
-
Durrës/ Rekrutonin vajza aziatike për prostitucion në Shqipëri, goditet grupi kriminal kinez! Një i arrestuar, 2 në kërkim dhe 7 vajza nën hetim (EMRAT+DETAJET)
17 Dhjetor 2024, 10:40
-
Lamtumirë Noela Caka, trëndafila në bankën e maturantes që nga vdiq nga meningjiti akut! Talenti për pikturën, drejtori: Spikaste
16 Dhjetor 2024, 15:21
-
Ekskluzive/Adoleshentja nga Durrësi vdiq nga meningjiti akut, epidemiologia e ISHP-së: Shkoi në ekskursion me klasën në Voskopojë! Bëmë hetim epidemiologjik
16 Dhjetor 2024, 13:03
-
Tragjike! Humbi jetën nga meningjiti akut, gjimnazi ku studionte e mitura: Nuk është e lehtë të gjenden fjalët kur zemra është e rënduar
16 Dhjetor 2024, 13:01
-
Ikin dritat në stadiumin e Durrësit, Teuta - Egnatia ndërpritet për pesë minuta
15 Dhjetor 2024, 17:20
-
U prek nga meningjiti akut, humb jetën 17-vjeçarja nga Durrësi! Familjarët dhe mjekët që e asistuan udhëzohen të vaksinohen
15 Dhjetor 2024, 16:43
-
Ekskluzive/ Të afërmit flasin për jetën e Simakut: E shkatërruar për djalin, shteti shqiptar ta ndihmojë të bashkohen
15 Dhjetor 2024, 11:17
-
Gëzim Kabashi: Me klerikët miq të Durrësit, një shekull më parë
15 Dhjetor 2024, 09:40
-
Vodhi një makinë në Durrës, arrestohet 26 vjeçari nga Erseka
14 Dhjetor 2024, 12:49
-
Moti i keq/ Kapiteneria e Portit të Durrësit dhe Vlorës ndalon sot lundrimin e anijeve të vogla të peshkimit! Tragetet vijojnë normalisht
14 Dhjetor 2024, 10:06
Ai ishte me familjen. Une nuk e di, po eshte pak e cuditshme qe keta jane larguar nga banesa dhe telefonat i kane lene aty...3 cope. Une nuk para njoh shume njerez qe telefonat nuk i marrin me vete...per tu habitur...3 telefona njekohesisht. Per me teper kishte edhe nje telefon te 4t per te bere video. Shume e cudtitshme duket. Shume e cudtishme eshte edhe qe video eshte pjese pjese....kur do e shohim videon e plote? Sdq, sido te jene rrethanat...oficeri ne detyre nuk mund te flasi ashtu. Shume gabim...
PërgjigjuE dini te nderuar lexues stilin kosovar, pasi qendrojne mire e mire ne banesat me qera marin ne telefon policine duke i thene o na kane vjedhur portofolin o na kane vjedhur oren qe ma kishte lene amanet baba qe mos bej denoncim nuk po pagujme qeran e shpis. Kjo eshte metoda kosovare
PërgjigjuMire e ka patur polici se Jo pak kosovare genjejne ndaj eshte e nxituar masa ndaj efektivit te policise .Drejtori I pergjithshem duhet te reflektoje c'jane keto masa pa u verifikuar .Efektivi I policise duhet ti drejtohet gjykates per te mbrojtur nderin
Përgjigju