'Dvorani dhe Dumani simbolet e kapjes së drejtësisë', Tedi Blushi: Asnjë habi nga fletëlavdërimi i radhës - Shqiptarja.com

'Dvorani dhe Dumani simbolet e kapjes së drejtësisë', Tedi Blushi: Asnjë habi nga fletëlavdërimi i radhës

 

Tedi Blushi  e cilësoi fletë-lavdërimi për Dumanin shpalljen nga DASH dhe Blinken si kampion i antikorrupsionit dhe si një tallje me popullin dhe raportet ndërkombëtare që rendisin Shqipërinë si të parën për korrupsion.

Blushi theksoi se emrat e liderëve si Rama dhe Veliaj nuk guxojnë të përmenden, ndërsa ngjashmëritë me regjime autoritare, si ai i Bashar al-Assad, i dukeshin të qarta.

'Dvorani dhe Dumani simbolet e kapjes së drejtësisë. Asnjë habi nga kjo fletëlavdërimi i radhës. Ndryshimi i pushteteve në SHBA ka qenë domosdoshmëri globale dhe procesi i desorosizmit, kur pashë pamjet e Al Assad mendova imagjinoni çka brenda bunkerit të Ramës. Ajo mu kujtua. Edhe ai e ka avionin personal. Nuk besoj se do shkoj në Beograd. Nuk besoj se do arrij të përdor Air Albania. Kush është Dumani e dinë të gjithë? Ta cilësosh si kampion të antikorrupsionit është të tallesh me këtë popull. Ta tallesh me raportet ndërkombëtare që e nxjerrin të parën Shqipëri për korrupsion. Belbëzon dhe nuk guxon të përdor emrin e Ramës, Veliajt. Pas lirimit të akuzave të djalit të Biden kjo është lajmi më qesharak.'


Lajmi kryesor:

Spahiu për Dumanin: SHBA zyrtarizoi sot vazhdimësinë e mbështetjes ndaj SPAK


G.K/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit