Nuk kam dashur të përzihem në këtë fushate zgjedhore, por dua të tregoj personalisht një histori të neveritshme të politikes shqiptare. Jeta ime ndahet mes Tiranës dhe Maliqit, ose saktësisht Kolanecit, fshat malor dhe pjese e Bashkisë Maliq. Nëna ime Tamara është me origjinë nga Kolaneci, kurse im atë është nga Lumi i Vlorës, pjesë e Bashkisë Himare.
Gjyshi nga nëna është Teki Kolaneci, ndarë nga jeta pa bërë 50-vjeç, në 1964 e largët, kurse gjyshi nga im atë është Alem Sefer Gjikondi. Dhe ai i larguar nga jeta pa e njohur une. Para pak ditësh isha ne Kroin e Madh të Kolanecit bashkë me disa miq të mi, Leten, Rozen, Rudin.. fshati jonë është shumë intim, edhe një mizë po të vij nga fshati Lozhan, dallohet që nuk është pe Kolaneci.. Befas afrohen disa të rinj të panjohur të cilët me tersellim dhe me një adrenaline jo normale, në një fshat që nuk ishte i tyre, shpërndanin derë më derë fletushka për kandidatin e Meta-Berishës.
Mbas tyre vjen deputeti Spaho, i cili mban këmbët tek ne.. Euforia, deliri dhe agresiviteti i tij ishin gjëja më e zhurmshme në fshatin tonë në atë moment, as gjeli, as gomari nuk e konkurronin dot. Mbas një shkëmbimi formal fjalësh dhe mosnjohje totale të vendit ku kish ardhur dhe njerëzve që kishte përballe, ai shprehet me zë të larte, "si e keni mendjen, do votoni si duhet apo do vazhdoni të votoni për Teki Kolanecin ?" Miqtë e mi donin të reagonin.. por unë ua bëra me shenje dhe heshtëm.. A ja vlen të merresh me qenie të paqeta, që poshtërojnë dhe zakonet me elementare të shqiptarit, shkojnë ne shpi të tjetrit dhe fyejnë anëtaret e shtëpisë... A ja vlen të harxhosh fryme e të faktorizosh qenie që mbjellin agresivitet e vëllavrasje?! Qenie të tilla i vret duke i injoruar, duke i lenë të shkojnë si uji i halesë kur ke shkarkuar galixhantin.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Korçë/ Shiste fishekzjarre kontrabandë, vihet nën hetim pronarja e subjektit (VIDEO)
18 Dhjetor 2024, 10:05
-
Mjegulla mbulon Korçën dhe akset nacionale, policia apel shoferëve: Qarkulloni me shpejtësi të reduktuar (VIDEO)
18 Dhjetor 2024, 09:18
-
Korçë/ Përfshihet nga flakët banesa, shkak një shkëndijë elektrike! Shkrumbohet nga zjarri edhe një shtëpi në Kolonjë! Shpëtojnë familjarët (VIDEO)
18 Dhjetor 2024, 09:13
-
Korçë/ Aksident pranë fshatit Libonik, mjeti del nga rruga dhe kthehet përmbys! Policia në vendngjarje
17 Dhjetor 2024, 20:32
-
Bëma nga Kategoria e Tretë, miqtë braktisin ndeshjen dhe gjithë ekipi ndëshkohet me karton të verdhë
15 Dhjetor 2024, 16:41
-
Mbeti i pa strehë pas zjarrit, Bashkia Korçë i shkon në ndihmë Ndreko Lakos pas apelit të Report Tv! Pritet rindërtimi i banesës
13 Dhjetor 2024, 20:51
-
Masakra e Dobraçit, ministri Hoxha: Shumë shpejt policia do dalë me emrat e personave të përfshirë në ngjarje
13 Dhjetor 2024, 16:28
-
Korçë, nëna denoncon zhdukjen e djalit 16 vjeçar, ishte në procedim penal për vjedhjen e një telefoni
13 Dhjetor 2024, 14:00
-
Peri këputet aty ku është më i hollë! Ndreko Lako në Korçë mbetet pa strehë pas zjarrit në banesë! Jeton i vetëm, gruaja i vdiq, djemtë në burg
12 Dhjetor 2024, 15:49
-
Korçë/ Goditen 5 raste të basteve online! Arrestohen dy persona, 1 në kërkim! 6 po hetohen në gjendje të lirë, mes tyre dy të mitur
12 Dhjetor 2024, 13:36
-
Zjarri përfshin një banesë në Korçë, shkak dyshohet shkëndija elektrike, flasin banorët: U frikësuam se u bë gjithë tym, një grua përfundoi në spital, u asfiksua nga tymi
11 Dhjetor 2024, 19:21
-
Pogradec/ Një person godet me kamion transformatorin e energjisë, mbi 200 familje pa drita
11 Dhjetor 2024, 18:43
Ke shume te drejte Brisida. Por , duhet te dish edhe fsktin se Ky gomar i Berishes, ka qene nje komunist i Oartis se Punes, dhe sherbetor besnik i sistemit komunist, por u kthye ne “ demokrat” alla Berisha dhe ka mbi 30 vjet qe kullot ne livadhin e komunistit Berisha. Keta sahanlepires vetem keshtu mund te jetojne…
Përgjigju