E akuzoi se e emëruan bandat, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës padit Gazment Bardhin për shpifje
Ish-drejtori i Policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj dhe Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është paditur për shpifja nga ish-drejtori i Policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj. Ky i fundit është drejtuar me një kallëzim në SPAK, pasi akuzave që Gazment Bardhi hodhi në drejtim të tij nga Kuvendi, duke thënë se u emërua drejtor policie në Shkodër nga bandat.
Në GJKKO është hedhur edhe shorti dhe do jetë gjyqtarja Flojera Davidhi që do të shqyrtojë padinë e ish-drejtorit Sulaj.
Akuzat në drejtim të Sulajt u hodhën nga Gazment Bardhi në seancën plenare të 12 shtatorit, kur kreu i grupit të PD po zhvillonte një interpelancë me kryeministrin Rama për mbetjet e dyshuara toksike. Bardhi lexoi disa kodet të SkyECC dhe akuzoi se kreun e policisë në Shkodër e zgjodhën bandat në tetor 2023.
“Unë po të pyes (i drejtohet Ramës) si ta quajnë drejtorin e policisë së Shkodrës, e di emrin? Ta them unë kush ta ka emëruar. Kodi pin i Sky ECC, DGLXJM: O vëlla ka llafe për atë mikun tënd ministër të Brendshëm. Di gjë ti? Përgjigjet kodi sky 7142D9: Po por kam frikë se nuk e bën.
Ndërhyn prapë kodi DGLXJM: Mua Mondi (Edmond Sulaj, kryepolici aktual i Shkodrës) më duhet një dimër aty vëlla. Në fakt Mondi është drejtori aktual i policisë Shkodër që u emërua një muaj pasi ky miku i ministrit të Brendshëm është përfaqësues i një prej bandave më të rrezikshme në vend u bë ministër i Brendshëm. Dhe vjen ti këtu dhe akuzon opozitën, se të thotë që je i lidhur me krimin e organizuar? Patjetër që do japësh llogari”, deklaroi Bardhi në muajin shtator.
Por, si Sulaj edhe ministri i Brendshëm Ervin Hoxha hodhën poshtë akuzat duke thënë se bisedat në SkyECC i përkasin vitit 2021, ndërkohë që Edmond Sulaj u emërua në krye të Policisë së Shkodrës në tetor 2023. Ky i fundit tashmë nuk e drejton më Policinë e Shkodrës pas garës që u zhvillua për drejtorët e policive në gjithë vendin. Aktualisht kjo drejtori ka në krye Fatmir Lleshajn.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SPAK 5 vjeç, Altin Dumani: Misioni vazhdon! (Fjala e plotë)
19 Dhjetor 2024, 15:32
-
Dosja 'Metamorfoza'/ Kërkesa e biznesmenit Pëllumb Gjoka për pavlefshmëri të përgjimeve nga Sky ECC, Kushtetuesja tërhiqet për vendim
19 Dhjetor 2024, 15:05
-
Hapet tenderi 364 mln euro për ndërtimin e Milot-Balldre! Jepet për 35 vite me koncesion! Autostrada 17 km do jetë me pagesë
19 Dhjetor 2024, 13:53
-
Dështon seanca e pajtimit mes Gazment Bardhit dhe ish-kryepolicit të Shkodrës
19 Dhjetor 2024, 13:03
-
Kuvend/ Falja e gjobave, Bardhi akuzon Spiropalin dhe PS: Jeni në shkelje të Kushtetutës dhe ligjit, ka efekte financiare, duhen diskutime sipas afatit
19 Dhjetor 2024, 10:50
-
Në kërkim nga Spanja për trafik droge, arrestohet i riu në Shkodër (EMRI)
19 Dhjetor 2024, 09:37
-
5 vite SPAK, SHBA: Pavarësia, vendimtare! Zgjasni mandatin për prokurorët! Dumani: Jemi kërcënuar ne dhe familjarët, s’ka të paprekshëm
19 Dhjetor 2024, 07:22
-
Mero Baze: SPAK dhe si një radiografi e demokracisë në PD
18 Dhjetor 2024, 22:31
-
Studio Live/ Dosja 'Toyota Yaris', Petraj: Hetimet u mbyllën por nuk dihet origjina e parave! Softa: Ka mangësi, por besoj do kemi prova të reja
18 Dhjetor 2024, 19:48
-
Nesër 5-vjetori i SPAK/ Zv.ndihmës sekretar i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Kasanof vjen në Tiranë
18 Dhjetor 2024, 19:39
-
Shkodër/ Rijetëzimi i zonës së Zdrales, nis restaurimi i fasadave të banesave
18 Dhjetor 2024, 15:03
-
Në kërkim për 'Masakrën e Bradasheshit’ më 2018 me 3 të vrarë, GJKKO pezullon me 1 vit gjyqin ndaj Mikael Qosjas! Dyshohet se fshihet në Spanjë
18 Dhjetor 2024, 13:58
Ore pse se derg me salianjin kete bardhin
PërgjigjuO Momd edhe ti e di mire se si je dhe pse je i tille
PërgjigjuKy Gaz Bardhi duhet të ishte në burg që kur krijoi Strukturën e Ruajtjes së Votës në Elbasan, që u vra dhe një Qytetar nga bandat e Gazit, tani del e shpif ça se në ëndërr natën. Gazi e Partia e tij janë në një Organizatë kriminale që nxisin dhunë, që përdorin adoleshentët në protesta me Molotov.
PërgjigjuKeta pjella e Sali komunistit u flet menderja para mendjes jane njesoj te gjithe te infektuar nga Babalja , te denohen sipas ligjit mbase mesojne.
Përgjigju