Një rrjet prostitucioni është shkatërruar në Greqi, ku viktima ishin vajza të mitura.
Rol kyç në rrjet kishte edhe një 31-vjeçare shqiptare e quajtur ‘Lorela’ (Lorela Kapaj 31 vjeçe) e cila që në fillim të vitit 2022 kishte krijuar një ‘marrëdhënie miqësore’ me një 15-vjeçare dhe i gjente klientë duke marrë një përqindje të tarifave.
31-vjeçarja, nënë e një fëmije të mitur, u arrestua dje në shtëpinë e saj në Colonos ku disa nga fqinjët e saj kishin vënë re kontaktet e “çuditshme” që ajo kishte me nxënëset e zonës.
Sipas një banori të zonës, që prej verës banesën e 31-vjeçares e vizitonin vajza të mitura, të cilat askush nuk i kishte parë më parë në pallat.
“Lorella” është prezantuar në lagje si estetiste dhe ka lënë takime në shtëpinë e saj me “klientë” të mitur për t’i shfrytëzuar.
“Vajza ka një djalë. E kam parë ta sjellë këtu. E sjell dhe ia çon edhe mamit, ku ndodhet mami nuk e di... Shumë vajza i vinin në shtëpi, nuk e di sa vjeç ishin. Gjithsesi ishin të vajza ta vogla. Patjetër nën 18. Kisha parë dy-tre vajza, rreth korrikut dhe gushtit vinin” thotë banorja e Colonos ndërsa tregon se në banesën e katit të dytë bashkë me “Lorelën” jetonte partneri i saj i arrestuar disa vite më parë për drogë.
“Edhe partneri i saj ka jetuar këtu. Por ai u arrestua për drogë. 3-4 vjet më parë. Nuk e prisja gjithçka që mësova për fëmijët dhe tutorët. E pashë në televizor dhe u habita”, thekson ajo.
Policia greke arrestoi Lorela Kapajn 31 vjeç, e cila kishte dhe rolin e tutores, Stefanos Nestoras 34 vjeç, Dhorgjiaqis Petros 55 vjec, nën akuzën se kanë shfrytëzuar seksualisht për qëllime ekonomike 15-vjeçaren greke Th.Dh dhe shtetasen e mitur shqiptare M.L.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Greqi/ Çmontohet organizata shqiptare e vjedhjes së makinave luksoze! I sillnin me targa false në vendin tonë, drejtuesi shqiptar u plagos (FOTO+VIDEO)
19 Dhjetor 2024, 12:18
-
Dosja me përgjime/ Si i rekrutonte 'Mondi' nga qelia 'çunat' shqiptarë, për të kryer krime dhe vrarë dejtorin e Burgut të Janinës (FOTO+VIDEO)
19 Dhjetor 2024, 11:39
-
Arrestohet në Gjermani Florian Marku, boksieri shqiptar 'hesape' me drejtësinë greke
18 Dhjetor 2024, 22:10
-
Greqia mbështet me kushte anëtarësimin e Shqipërisë në BE, eksperti: Diçka e pritshme! Duan pronat në Himarë, askush si vendi ynë nuk respekton minoritetet
18 Dhjetor 2024, 18:57
-
Greqia: Mbështetja jonë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është e kushtëzuar, ne jemi rregullatorët e shpejtësisë
18 Dhjetor 2024, 16:17
-
Greqi/ Panik në Selanik, 'Sillni ministrin ose do hedh Gjykatën në erë', arrestohet autori (VIDEO)
18 Dhjetor 2024, 13:58
-
Greqi/ Kapen 82 kg kokainë në Portin e Pireut, arrestohen dy punonjës të portit
17 Dhjetor 2024, 22:31
-
Policia greke godet bandën me kryetar shqiptarin e njohur si 'Mondi', sekuestrohen drogë, armë e para kesh! 25 të arrestuar dhe 14 në kërkim
17 Dhjetor 2024, 18:46
-
Merret peng dhe dhunohet greku në Kostur, policia shpall në kërkim shqiptarin
17 Dhjetor 2024, 16:40
-
Atentati ndaj shqiptarëve në Athinë, rihapet dosja e vrasjes së 32-vjeçarit shqiptar Roan Brahimi, armikut të Ervis Martinajt! Dyshohet se kanë lidhje
17 Dhjetor 2024, 15:10
-
Durrës/ Rekrutonin vajza aziatike për prostitucion në Shqipëri, goditet grupi kriminal kinez! Një i arrestuar, 2 në kërkim dhe 7 vajza nën hetim (EMRAT+DETAJET)
17 Dhjetor 2024, 10:40
-
Atentati në Athinë, identifikohet edhe shoku i viktimave, dyshohet të jetë plagosur
16 Dhjetor 2024, 21:52