Klesiana Omeri
Endrison Murati ka vetëm 11 ditë që ka ardhur në jetë por ka kaluar vështirësi më shumë se çdokush prej nesh. Endrisoni lindi me keqformim të palcës kurrizore dhe me një komplikacion të rrallë në kurriz. Mëngjesin e së enjtes, vetëm 11 ditësh, foshnja iu nënshtrua një ndërhyrje të vështirë. Pas 3 orësh operacion, mjekët ia dolën që të kthenin në normalitet trupin e foshnjës.
Mjeku neurokirug Artur Xhumari, për Report Tv tregon dhe vështirësitë që hasën për shkak të komplikacioneve të rënda. Sfida më e madhe ishte fillimisht që foshnja të mund t'i mbijetonte një operacioni të tillë, dhe më pas të mund të lëvizte trupin e saj.
“Nëse nuk operohej, ishte rreziku imediat që kjo qeskë të çahej dhe si pasojë çarja do sillte sëmundjen e rrallë të meningjitit që për një fëmijë është një sëmundje shumë e rrezikshme dhe nëse nuk hiqej dhe ajo kocka e vogël, me kalimin e moshës, mundej që funksioni i palcës dhe i këmbës të dëmtohej edhe më shumë. Ndërsa tani është mirë, ushqehet, qan, bën atë që duhet të bëjë”, tha mjeku neurokirurg, Artur Xhumari.
Erjon dhe Fatane Murati janë prindërit e vogëlushit. Ata tregojnë se komplikacionin e foshnjës e mësuan në muajin e fundit të shtatzënisë, por shprehen të lumtur që Endrisoni mundi t’ia dilte. “Në muajin e fundit të shtatzënisë e morëm vesh. Nuk e hoqëm fëmijën pasi doktorët na dhanë shpresë. Jemi shumë të lumtur që ia doli”.
Historia e Endrisonit jep një mesazh të bukur për jetën, dhe për punën madhështore të mjekëve, që shpesh gjykohet dhe pa të drejtë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
I dënuari 73-vjeçar vdes në QSUT (EMRI)
9 Dhjetor 2024, 21:04
-
Më shumë lekë për para e tetraplegjikët, rritet pagesa për paketën higjieno-sanitare! Nga 16 në 20 mijë lekë! Mbështetje edhe për kujdestarët
4 Dhjetor 2024, 17:16
-
Minimumi jetik, ministrja Koçiu tregon pse u rrëzua amendamenti i PD-së: Duhet dakordësi për mënyrën si do të matet
4 Dhjetor 2024, 15:30
-
Humb jetën në moshën 45 vjeçare anëtari i Gjykatës së Lartë Darjel Sina, vuante nga tumori! Prej 3 ditësh ndodhej në intubim në QSUT
17 Nëntor 2024, 10:11
-
Tiranë/Kanosi infermierin në QSUT dhe kundërshtoi policët, arrestohet 36-vjeçari
11 Nëntor 2024, 13:54
-
QSUNT binjakëzohet me qendrën spitalore më të madhe izraelite, Koçiu: Gur themeli për përmirësimin e shërbimit onkologjik
4 Nëntor 2024, 12:16
-
Godina e Kardiokirurgjisë në QSUT në rikonstruksion, Koçiu: Do pajiset me teknologjinë më të fundit
4 Nëntor 2024, 10:20
-
Vihet në funksion Brakiterapia në Onkologjik, nis trajtimi për pacientët
30 Tetor 2024, 09:49
-
Historia pas aktit ekstrem të nënës së 2 fëmijëve në Durrës
24 Tetor 2024, 13:21
-
Shtohen rastet me zgjebe në vend, mjekët: Çdo ditë kemi pacientë! Dermatologia: Është ngjitëse, familjarët më të rrezikuarit
21 Tetor 2024, 20:36
-
Tiranë/ 8 muaj jashtë funksionit, vihet në punë aparatura e shintigrafisë në QSUT
21 Tetor 2024, 11:28
-
Tiranë/ Familjarët çojnë 13-vjeçarin në gjendje të rëndë në spital, ndërron jetë te QSUT! E gjetën në dhomë, ja çfarë dyshohet (DETAJET)
13 Tetor 2024, 20:20
Respekte për Stafin Mjekësor. Shteti tju jap dinjitet bluzave të bardha.
PërgjigjuPaste jeten e gjate djali
Përgjigju