Edit Harxhi ka kërkuar ndryshimin e padisë për Lulzim Bashën. Në Gjykatën e Tiranës kërkoi çregjistrimin e Lulzim Bashës si kryetar nga regjistri i partive politike për shkak se ka dorëzuar dorëheqjen nga ky post.
“Kam mbaruar seancën gjyqësore për padinë që i kam drejtuar gjykatës së Tiranës për pavlefshmërinë e zgjedhjeve të PD për kryetar, më 13 qershor. Sot kërkova ndryshimin e objekt padisë, çregjistrimin e Lulzim Bashës si kryetar nga regjistri i partive politike. Kërkesa do të merret në shqyrtim, seanca do vijojë më tej pas disa javësh”, tha Harxhi.
Edit Harxhi, e cila ishte një prej kandidatëve për kryetar të PD-së nw zgjedhjet e 13 qershorit, nw pwrfundim tw rezultatit tha se mijëra anëtarë të PD nuk u lejuan të votonin , ndërkohë që mijëra u përjashtuan nga listat fare. Sipas saj janë përjashtuar 28 mijë anëtarë të Partisë Demokratike dhe kjo është shkelja me madhe e këtyre zgjedhjeve.
Lulzim Basha u shpall zyrtarisht fituesi i zgjedhjeve të 13 qershorit në PD duke marrë një mandat të tretë për drejtimin e partisë për 4 vitet e ardhshme. Pas Bashës më i votuari ishte Agron Shehaj me 6038 vota, e treta vinte Edit Harxhi me 983 vota, ndërsa i fundit në renditje nga numri i votave të siguruara ishte Fatbardh Kadilli i votuar nga 781 anëtarë. Nga 75 mijë anëtarë të PD, në zgjedhje votuan 41097 anëtarë, nga këto 413 vota kanë dalë të pavflefshme, kurse të vlefshme 40 mijë vota. Më 21 mars 2022, Lulzim Basha mori vendimin për të dhënë dorëheqjen nga posti i kreut të PD.
Padia që ka depozituar Edit Harxhi në gjykatë
Padia që ka depozituar Edit Harxhi në gjykatë
Padia që ka depozituar Edit Harxhi në gjykatë
/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Shpërndanin ekstazi në ish-Bllok dhe kthyen portalin në 'shtëpi bari', Gjykata lë në burg 4 gazetarët e portalit 'Publik.al' të Naim Nokës
19 Dhjetor 2024, 13:37
-
Namir Lapardhaja: Unë jam Zoti juaj më i lartë!
19 Dhjetor 2024, 09:16
-
Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve/ Basha: Të lëmë pas korrupsionin dhe keqqeverisjen, në 11 maj bëhuni pjesë e ndryshimit
18 Dhjetor 2024, 16:22
-
Basha: T’i japim fund tangos personale, kush voton Berishën merr dhe Ramën në paketë dhe anasjelltas! Jo interesave të Trekëndëshit të Bermudës
18 Dhjetor 2024, 12:53
-
I dënuar me 21 vite burg në Itali për trafik droge, konfiskohen dy resorte në Sarandë të Emiljan Burbës! Vlera rreth 3 mln euro (VENDIMI)
18 Dhjetor 2024, 10:04
-
SHBA mesazh të prerë për Berishën/ Basha në 'Studio Live' tregon 2 grupet që i shkojnë pas kryetarit PD! Përpiqet të mashtrojë militantët, ndërkohë ka aleancë me Ramën
17 Dhjetor 2024, 18:37
-
Lirimi i Berishës shkon në Apel, Elezi: Non-grata nuk ishte inat personal! Minimin e demokracisë po e shohim! Gaba: Pas arrestimit të Metës, po intensifikohen përpjekjet anti-SPAK
16 Dhjetor 2024, 18:41
-
Ylli Pata: Shkaku real i bllokimit të primareve dhe zgjedhjeve brenda PD
15 Dhjetor 2024, 22:55
-
14 vite nga liberalizimi i vizave me BE, Basha: Misioni i radhës është heqja e vizave me aleatin strategjik SHBA-të
15 Dhjetor 2024, 14:15
-
Trafik armësh Kosovë-Shqipëri/ Gjykata e Tiranës lë në burg 5 të arrestuarit, ata mohojnë akuzën
14 Dhjetor 2024, 11:08
-
I dënuar për vrasjen e 4 policëve në 1997, izolohet në 41-Bis Fran Marashi
13 Dhjetor 2024, 15:07
-
Basha reagon ndaj sulmeve të Berishës: PD s’do jetë kurban i klubit Partizani (VIDEO)
13 Dhjetor 2024, 10:43