Në historinë 250 vjeçare të SHBA-së, për herë të parë kandidon për postin e presidentit një femër me ngjyrë - Kamala Harris (Hillary Clinton kandidoi më 2016, por ishte e bardhë).
Sondazhi më i fundit i revistës prestigjigjioze “The Economist” na jep një tablo paraprake të përkrahjes që ka në elektoratin amerikan kandidatja e parë me ngjyrë, në vendin që ende nuk e ka patur në krye një femër deri më sot.
Kështu, nga sondazhi rezulton se ndër zgjedhëset e regjistruara femra, Kamala ka një epërsi 53%-40% ndaj Trump. Por një epërsi më të thellë Kamala ka ndër të rinjtë 18-29 vjeç (58%-37%), dhe më të butë ndër moshat 30-44 vjeç (53%-39%). Për sa i përket racës, Kamala ka një epërsi dërrmuese ndër të zinjtë (blacks) – 80% ndaj 13%. Më e butë është epërsia e saj ndër hispanikët (55%-39%).
Sidoqoftë, shifrat e mësipërme janë në rrafsh kombëtar. Ndërkohë, fati i Kamalës duket se do të përcaktohet në tre shtete ku ajo duhet të fitojë patjetër: Pennsylvania, Michigan dhe Wisconsin. Në këto shtete, përveç përthyerjeve gjinore, moshore dhe racore, ka edhe micro-përthyerje etnike.
Kështu, rreth 900 mijë zgjedhes me prejardhje nga Ukraina e Polonia në Pennsylvania e Wisconsin, dhe rreth 300 mijë zgjedhës me prejardhje arabe në Michigan mund të bëjnë diferencën atje. Sepse në këto tre shtete fituesi mund të përsaktohet nga disa pak mijëra vota…
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Eduard Zaloshnja: Nëse SPAK-u do të ishte një parti politike, do të ishte absolutisht e para
17 Dhjetor 2024, 12:36
-
Sondazhi: Cili është personazhi i vitit me më shumë ndikim në zhvillimet e vendit
16 Dhjetor 2024, 12:21
-
Eduard Zaloshnja: A do të bëhen partitë e reja pengesë për 84 mandatet e Ramës?
15 Dhjetor 2024, 12:44
-
Eduard Zaloshnja: Ndoshta tek 35-vjetori i PD-së do të shkoj…
14 Dhjetor 2024, 12:40
-
Eduard Zaloshnja: Gjysma e elektoratit historik të PD-së ka firuar…
13 Dhjetor 2024, 17:35
-
Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, PS merr mandatin e 4! Bie mbështetja për PD, rriten me 5% partitë e reja! Dumani kampion i antikorrupsionit, diaspora: Mesazh kundër Berishës
12 Dhjetor 2024, 22:59
-
SHBA/ Ceremonia e betimit në janar, Trump nuk fton Putin, por i dërgon ftesë presidentit kinez
12 Dhjetor 2024, 16:44
-
U zgjodh president i SHBA-ve, Donald Trump do të shpallet për herë të dytë 'Personi i Vitit' nga revista Time
11 Dhjetor 2024, 22:55
-
Eduard Zaloshnja: Sondazhi - Kujt i japin më shumë të drejtë kryeqytetasit në përplasjen Berisha-Veliaj?
11 Dhjetor 2024, 10:02
-
Eduard Zaloshnja: 600 milionë euro më 2025 vetëm për interesesat e borxhit të akumuluar ndër dekada
10 Dhjetor 2024, 13:05
-
Donald Trump shpërblen një tjetër besnike të tij, emëron avokaten Alina Habba si këshilltare të Shtëpisë së Bardhë
9 Dhjetor 2024, 11:29
-
Eduard Zaloshnja: Tiranës i duhet një metro!
8 Dhjetor 2024, 15:09