Pas disa dekadave që turizmi është përmendur vazhdimisht si sektori më me potencial për ekonominë shqiptare, vetëm parvjet u bë faktikisht lokomotiva e trenit ekonomik shqiptar (Lexoni ketu ).
Gjysma e rritjes së PBB-së në Shqipëri më 2022 (zhveshur nga inflacioni dhe tkurrja e popullsisë) i atribuohet dretjtpërdrejt ose tërthorazi rritjes së turizmit (krahasuar me vitin para pandemisë).
Në vitin 2023, ndikimi i turizmit në ekonomi mund të ketë qenë edhe më i madh, falë rritjes galopante të numrit të shtetasve të huaj që u futën në Shqipëri – nga 7.5 milionë parvjet, në 10.1 milionë vjet.
Të gjithë sektorët e tjerë të ekonomisë (nga ndërtimi e deri tek peshkimi) nxiten nga rritja e turizmit. Turizmi, nga ana i tij, nxitet nga zhvillimi i sektorit të kulturës (përmirësimi i siteve arkeologjike e historike, shtimi i festivaleve e eventeve lokale e kombëtare, ardhja e artistëve me famë ndërkombëtare etj.). Gjithashtu, turizmi nxitet nga inovacioni teknologjik, që ua bën më të lehtë turistëve ardhjen, akomodimin dhe shëtitjen sa më efektive nëpër Shqipëri. Dhe të ndërthurura së bashku, ndikojnë në rritjen e mëtejshme ekonomike.
Për arsyet e mësipërme, Ministrisë së Ekonomisë, Artit dhe Inovacionit është mirë t’i shtohet edhe turizmi. Të mbledhura nën një çati administrative, këta sektorë mund ta shtojnë efektivitetin e karburantit që i duhet lokomotivës së ekonomisë shqiptare deri më 2030!
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Përurohet Teatri i Kukullave, Gonzato: BE s’është vetëm rregullore, por dhe ruajtje e identitetit! Rama-fëmijëve: Këtu ka qenë Parlamenti, na konsideroni si kukulla!
16 Dhjetor 2024, 14:00
-
Fatos Çoçoli: Vizitori i dhjetëmiliontë
11 Dhjetor 2024, 18:28
-
Shqipëria rekord të ardhurash prej 3.9 mld euro nga turizmi, për 9 muaj fitoi 640 mln € më shumë se në 2023
11 Dhjetor 2024, 16:07
-
“K'cimi i Tropojës”, zyrtarisht pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO!
3 Dhjetor 2024, 22:28
-
Vrojtimi i BSH/ Ndërtimi optimist, rritet kërkesa për prona! Turizmi ‘pesimist’, ndikoi rënia e ‘bumit’ të sezonit veror! Besimi në ekonomi u ul me 0,4% në Nëntor
2 Dhjetor 2024, 17:25
-
Bizneset më shpesh në dyert e bankave, morën 564 mln euro kredi më shumë se vjet! 1/3 e huasë shkoi tek tregtia me shumicë e pakicë, bujqësia në vendnumëro
28 Nëntor 2024, 16:56
-
'Travel and Tour World': Shqipëria, një yll në rritje në turizmin evropian
26 Nëntor 2024, 07:38
-
Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar
24 Nëntor 2024, 20:33
-
Mirela Kumbaro për 'Radio Evropa e Lirë': Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
24 Nëntor 2024, 18:13
-
'Çifti nga qyteti' që zgjodhën për të investuar në Zhulat të Gjirokastrës, Rama: 'Paketa e Maleve', mbështetje për turizmin
23 Nëntor 2024, 09:49
-
Si do shpenzohen 8.2 mld euro në vitin 2025? Ja shpërndarja e buxhetit, institucionet që marrin më shumë lekë
19 Nëntor 2024, 19:21
-
' Pagat në turizëm, konkurruese me Athinën!' Rama platformë me ofertat e tregut për emigrantët: Çmenduri të rrish në ndërtim në Greqi, kur rrogat këtu janë super
16 Nëntor 2024, 09:50