- Demokracia nuk tregohet me mbushje sheshi e sidomos kur këto janë sforcime partiake dhe jo frymë "qytetarie"
- Demokracia nuk është çështje numrash në një shoqëri të marr peng dhe të polarizuar si ajo e Jona
- Shpresa apo ndryshimi nuk janë në raport të drejtë kur mitingjet nuk kanë frymë, shpresë, ide dhe kauzë
- Demokracia nuk është simbol riciklimi, por duhet të sinjal rotacioni serioz
- Demokracia nuk është kur persona që kanë konflikt interesi ndaj drejtësisë duke qenë nën hetim apo në masa të ngjashme e bëjnë thirrje publike kundër saj
- Demokracia nuk është kur disa familje, grupime apo forma të tjera edhe pas shumë vitesh duan përsëri të kenë pushtet dhe privilegje
- Demokracia nuk është vetëm frymë militantësh të lidhur ngushtë me emocione apo interesa me një grupim politik
- Demokracia nuk është çështje force apo imponimi, por vullnet i lirë i mijëra qytetarëve që e kërkojnë
- Demokracia nuk është se kush lideri i fortë ai duhet të qeveris, por është kush është ai që sjellë shpresë ndryshimi
Meqë disa të opinionit publik qenkan mahnitur me mitingun "madhështor" dje! Sa sheshe patën mbushur Hitler dhe Musolini? A ishin ata fryma demokratike e vendit? Kaq mjafton për të kuptuar opinionet e tyre që duan të na mbushin mendjen se ai që është i fortë dhe mbush sheshet meriton të na qeverisë me faktin se me të fortë se ai nuk ka!
Po Enveri i mbushte sheshet? Si i mbushte ai mbi frymën demokratike? Sa demokratike ishin sheshet e Enverit? Meqë mbushin sheshet e qenkan shpresë si ka mundësi në sondazhe ku nuk publikohet emri e mbiemri qytetarët në masën 70% i refuzojnë si alternativë?!
Herën e fundit Çauçesku mbushi sheshin në Rumani e nu kthyen kundër dëshmuar se nuk ishin aspak dakord!
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëria e Kosova nesër mbledhje të përbashkët të dy Kuvendeve, ‘përjashtohen’ Berisha e Basha! Lista e deputetëve pjesëmarrës
19 Dhjetor 2024, 14:16
-
Ambasada e SHBA tha se nuk do punonte me persona 'non grata'/ Berisha: E shkroi Yuri Kim! Pëllumbesha Spirogjoka trembet nga 5 milionshi
19 Dhjetor 2024, 13:05
-
Namir Lapardhaja: Unë jam Zoti juaj më i lartë!
19 Dhjetor 2024, 09:16
-
LIVE- Përplasje në Kuvend, 'mollë sherri' Bashkim Ulaj dhe interpelanca me Ballukun! Shehaj bllokon 4 orë foltoren, Spiropali e përjashtoi, Noka e shtyn me forcë
19 Dhjetor 2024, 08:07
-
Mero Baze: SPAK dhe si një radiografi e demokracisë në PD
18 Dhjetor 2024, 22:31
-
A do votojë diaspora? Krashi në 'Repolitix': Patjetër që do bëhet! Pano Soko: PD-PS nuk kanë vullnetin ta zbatojnë! Daci: Përfiton vetëm mazhoranca
18 Dhjetor 2024, 22:18
-
Mitsotakis flet për 'Vetëvendosje' të minoritetit grek, Alban Daci: Nuk është shaka! Kanë doktrinë Vorio-Epirin! Gazetarja Esiona Konomi: Provokim politik për konsum në Athinë
18 Dhjetor 2024, 21:32
-
Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet
18 Dhjetor 2024, 18:58
-
Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore
18 Dhjetor 2024, 14:11
-
Berisha: Komision Hetimor për Portin e Durrësit dhe interpelancë! Falje e gjobave dhe kamatë-vonesave për energjinë! Akuza dhe Dumanit
18 Dhjetor 2024, 13:40
-
Basha: T’i japim fund tangos personale, kush voton Berishën merr dhe Ramën në paketë dhe anasjelltas! Jo interesave të Trekëndëshit të Bermudës
18 Dhjetor 2024, 12:53
-
Berisha: Drejtësia nën ndikim politik, kush flet kundër Ramës shkon në burg si Salianji e Meta! Paraburgimet janë plotë
18 Dhjetor 2024, 12:30
Preciz arsyetimi por nuk eshte nevoja per shembujt me Hitler e Duce. Per bashkekohesit tani merrni shembullin e skenes ne sheshin “Skenderbeu” kur u hodh shtatorje e diktatorit nga nje turme e cila sot po e riciklon.
PërgjigjuPolitika eshte shprehje e koncentruar e ekonomise. Ky eshte postulat. Saliu me Ilirin moren ne dore nje Shqiperi te investuar nga djersa jone dhe e shnderruan ne prone private te tyre, dhane koncensione e leje ndertimi, krijuan oligarket e oborrit dhe sot te thyejne koken me leke. Nga ky pozicion ekonomik ata jane te bindur qe mundet t'ju imponohen shqiptareve, mund te anashkalojne voten. Ne kete aksion kane me vete edhe Edin qe me oligarket-strategjik eshte spostuar krejt djathtas. Te humburit jemi ne qe shkojme te votojme dhe besojme te demokracia. Faktikisht na kane grabitur krejt resurset ekonomike, na kane grabitur voten dhe ndodhemi ne fund te pusit pa asnje alternative.
PërgjigjuPra ky Dacua na shan Ramen dhe 21 janarin???
PërgjigjuAnalize shume e sakte dhe korrekte!
Përgjigju