Ekskluzive/ Preku zemrat e shqiptarëve, 7-vjeçari nga Presheva me lot në sy edhe pas 3 ditëve: Qava se humbëm, por futbollistët e kombëtares i dua shumë (VIDEO)
Pamjet e Amar Hasanit, tifozit 7-vjeçar që qante për humbjen e Shqipërisë në stadium akoma kanë mbetur në memorjen e shikuesve e tifozëve, si një nga momentet më të bukura në ndeshjen e kombëtares me Poloninë. Report TV bisedoi me vogëlushin nga Presheva i cili kishte shumë kohë që lutej të atit ta merrte në Shqipëri. Vogëlushi thotë se pavarësisht pse Kombëtarja humbi, ai i do shumë futbollistët
Ernest Koçi 15 Tetor 2021, 09:54 | Përditesimi: 15 Tetor 2021, 10:51
Kanë kaluar tre ditë që kur ëndrra për Botëror u mbyll, por Amar Hasani vazhdon të qaj. Vogëlushi 7-vjeç ishte gjëja më e bukur e 12 tetorit, pasi lotët e tij në stadiumin ‘Air Albania’ prekën zemrat e shumë shqiptarëve.
Amari është djali i Hasanit, një familje shqiptare që jeton në Luginën e Preshevës. Prej kohësh ai i ishte lutur të atit të merrte në stadium, dhe kjo ëndërr më në fund iu plotësua të martën e 12 tetorit kur kombëtarja humbi 0-1 kundër Polonisë.
“Përshëndetje unë jam Amar Hasani nga Presheva. Babi im është tifoz i Shqipërisë dhe i pata kërkuar të më marrë në Shqipëri. Isha shumë i lumtur kur më premtoi. U kënaqa ta shijoja ndeshjen në stadium,”-shprehet Amari.
Në intervistën për Report Tv vogëlushi tregoi arsyen përse qau dhe ëndrrën që ka kur të rritet.
“Qava sepse Shqipëria humbi, por do të fitojmë së shpejti. Kur të rritem dua të bëhem futbollist dhe të luaj për Kombëtaren,"-deklaron vogëlushi.
Pavarësisht se nuk e bënë të ndjehet mirë Amari thotë se futbollistët e kombëtares i do shumë.
“Futbollistët e Kombëtares unë i dua me zemër dhe shumë, por ne duhet të bëhemi më të fortë dhe të fitojmë fuqi,”-tha ai.
7-vjeçari që jeton në kufirin serb thotë se ka shumë dëshirë të vijë në Shqipëri dhe se vendin e ka në zemër.
“Shqipëria është vendi jonë, atdheu jonë, e dua me zemër,”-shprehet Amari.
Zemer e vogel, mos u merzit! Sporti keshtu e ka. Por nje gje eshte e sigurte, Shqiperia e shqiptaret do rriten e forcohen perdite, edhe ne sport! E keshtu ti do kesh raste pafund te krenohesh e festosh! Perqfime mrekulli!
Përgjigju
GOLI: 15/10/2021 13:55
TE THENAT E F-35 JANE ME VËND...
TE NA ROÇ ÇUNI...JE ßHQIPETAR ME XHAN DHE ZÈMER...TE NA ROJ MEMA SHQIPERI.
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
Po
63.1%
Jo
17.7%
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
O ta hanksha zemren e vogel e te rujt zoti mor
PërgjigjuZemer e vogel, mos u merzit! Sporti keshtu e ka. Por nje gje eshte e sigurte, Shqiperia e shqiptaret do rriten e forcohen perdite, edhe ne sport! E keshtu ti do kesh raste pafund te krenohesh e festosh! Perqfime mrekulli!
PërgjigjuTE THENAT E F-35 JANE ME VËND... TE NA ROÇ ÇUNI...JE ßHQIPETAR ME XHAN DHE ZÈMER...TE NA ROJ MEMA SHQIPERI.