Eksportet e mallarave kanë rënë ndjeshëm gjatë marsit të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të 2022. Në raportin e fundit të INSTAT, eksportet e mallrave arritën vlerën 42 miliardë lekë nga 47 mld lekë që ishin një vit më parë, ose -11.7% se në mars 2022. Sipas INSTAT ndikim ka pasur rënia e çmimeve në tregjet ndërkombëtare të lëndës djegëse, mineraleve dhe materialeve të ndërtimit.
Importet e mallrave arritën vlerën 81 mld lekë, kur një vit më parë ishin 84 mld lekë, ose zbritën me 3,7 % më pak se një vit më parë. Defiçiti tregtar i këtij muaji është 38 mld lekë, pra 6,9 % më shumë se në muajin mars të vitit shkuar, kur kjo vlerë ishte 35.4 mld lekë.
Sa i takon shifrave të tremujorit të parë të vitit 2023, vihet re një rritje e eksporteve të mallrave në vlerën 123 miliardë lekë apo 2.1% më shumë se në tre muajt e parë të vitit 2022, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 208 mld lekë, duke u rritur me 0,4 %, krahasuar me një vit më parë. Sipas INSTAT, gjatë Marsit 2023, në uljen e eksporteve ndikoi rënia e çmimeve në materialet e ndërtimit me -11,7 %, energjia me -8.6%.
Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 59,1 %, të gjithë tregtisë. Në Mars 2023, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 75,3 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 50,6 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (29,2 %), Turqia (7,5 %), Gjermania (6,4 %) dhe Greqia (6,2 %).
Shkëmbimet tregtare, për tremujorin e parë 2023, me vendet e BE-së zënë 59,3 % të gjithë tregtisë. Në periudhën Janar – Mars 2023, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 73,6 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 50,9 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (29,5 %), Turqia (7,4 %), Kina (6,8 %) dhe Greqia (6,8 %).
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Afro 20% e shqiptarëve në rrezik varfërie, kanë të ardhura ditore deri në 751 lekë! Gjendja do rëndohej nëse s’do ishin pensionet e skemat sociale
13 Dhjetor 2024, 20:29
-
Në vitin 2025 do të shpenzohen mbi 8 mln euro për mbetjet! Bashkia Durrës do marrë 2.5 mln euro për trajtimin e tyre
9 Dhjetor 2024, 18:39
-
S’ka më banesa individuale, por rezidenca shumëkatëshe! Mbi 2 mln metër katrorë ndërtime të reja me vlerë 806 mln €, u miratuan në 9 muaj nga bashkitë
29 Nëntor 2024, 08:07
-
Shtohen të huajt në shtator, shqiptarët nuk po bëjnë më pushime! Ja shifrat e INSTAT
23 Nëntor 2024, 07:52
-
Thellohet rënia/ Eksportet e mallrave tkurren me 530 mln euro nga janari në tetor!
18 Nëntor 2024, 14:09
-
Inflacioni ‘ngec’ në 1.9% aq sa ishte dhe në shtator, por shtrenjtimi i ushqimeve nuk ndalon! Çmimet e zarzavateve edhe më të kripura sesa vjet
8 Nëntor 2024, 16:53
-
Censi 2023/ Tirana ka 598,176 banorë, rritet ndjeshëm popullsia në bashkitë me minoritet grek
1 Nëntor 2024, 10:18
-
ANALIZA e shifrave mbi nëndeklarimin/ Informaliteti në paga, një pjesë në dorë e tjetrën në bankë ‘krim ekonomik’ në kurriz të punonjësve
24 Tetor 2024, 16:47
-
Sa të vjetra janë ndërtesat ku jetojnë shqiptarët? Dominojnë banesat e 1981-2000
20 Tetor 2024, 07:45
-
Zhvlerësimi i valutave godet prodhimin vendas, në 9 muaj eksportet u ulën 47 mld lekë! ‘Made in Albania’ vlejnë më pak se vjet
18 Tetor 2024, 21:06
-
Tregu i apartamenteve/ Të etur për prona, bum shitjesh të pasurive të paluajtshme! INSTAT: Në 6 muaj u shitën prona me vlerë 58 mld lekë
13 Tetor 2024, 17:34
-
Shqiptarët shpenzojnë 40% të të ardhurave për ushqime, produktet e mishit ‘zbrazin’ portofolin! Kukësi e Dibra qarqet më të varfër
4 Tetor 2024, 12:08