Ekstradimi i “Ben Qimes” gjykatashprehet më 8 Maj, mbrojtja do liri!  - Shqiptarja.com

Ekstradimi i “Ben Qimes” gjykata
shprehet më 8 Maj, mbrojtja do liri! 

TIRANE - Gjykata e Tiranës do të vendos më datë 8 maj ekstradimin e biznesmenit Fierak Arben Isufaj i njohur dhe si “Ben Qimja”.
 
Ky vendim u morë nga gjykatësja Fatime Deçolli e cila në disa seanca ka dëgjuar pretendimet e organit të akuzës që kërkon ekstradimin e Isufajt dhe ato të mbrojtjes e cila kërkon lirimin e biznesmenit.
 
Isufaj u arrestua pak kohë më parë nga policia e shtetit për llogari të drejtësisë Italiane, por ende pas një muaji nuk ka asnjë vendim për ekstradimin apo jo të tij.
 
Disa herë rresht mbrojtja e Isufaj është përballur me gjykatat shqiptare, ku nuk ka munguar ndryshimi i masës së sigurisë sa në Apel dhe në Shkallën e parë.
 
Aktualisht Isufaj ndodhet në paraburgim dhe pritet që vendimi i datës 8 maj nga gjykatësja do të vendos përfundimisht mbi ekstradimin e biznesmenit.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit