Një biznesmen shqiptar ka mbetur i vrarë dhe një tjetër i plagosur në një atentat mbrëmjen e sotme në Nice të Greqisë.
Ngjarja u regjistrua jashtë një karburanti, pronarë të së cilës ishin viktima dhe i plagosuri. Sipas mediave greke, ndaj tyre u qëllua nga një makinë në lëvizje, ndërsa emri i viktimës dhe i të plagosurit nuk bëhen me dije.
Pas ngjarjes së rëndë, një automjet tip "BMË" u gjet i djegur në Avenue Kifissos, që dyshohet se u përdor në atentat nga autorët. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, por ende nuk jepen më shumë të dhëna për atentatin.
Marjus Dhiamanti
Komento
Komente
![](https://news.shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)