Elbasan- Tre aksidente janë shënuar në pak orë në qarkun e Elbasanit, me bilanc 6 persona të plagosur, mes të cilëve një fëmijë dhe dy të moshuar.
Sektori i Qarkullimit Rrugor njoftoi sot (27 nëntor) se arrestoi në flagrancë 71-vjeçarin V. B., 71 vjeç, banues në Berat, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. B., 33 vjeç.
“Si pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe 2 pasagjerë në këto automjete, të cilët janë në kujdesin e mjekëve”, bëri me dije policia vendore.
Ngjarja e dytë ndodhi në fshatin Pishaj, Gramsh, ku automjeti me drejtues E. Sh., 40 vjeç, ka përplasur këmbësorin e moshuar Y. K., 69 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Dhe në aksin rrugor Elbasan-Peqin, automjeti me drejtues S. V., 24 vjeçe, ka aksidentuar lehtë një 14-vjeçar, këmbësor.
“Me drejtuesit e automjeteve, po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupet hetimore po punojnë për përcaktimin e rrethanave të aksidenteve”, sqaroi policia.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aksident në aksin Librazhd-Prrenjas/ Makinat përplasen me njëra-tjetrën, njëra përfundon e kthyer përmbys
18 Dhjetor 2024, 14:31
-
Në kërkim për 'Masakrën e Bradasheshit’ më 2018 me 3 të vrarë, GJKKO pezullon me 1 vit gjyqin ndaj Mikael Qosjas! Dyshohet se fshihet në Spanjë
18 Dhjetor 2024, 13:58
-
Aksident i rëndë në rrugën Lezhë-Laç, vdes pas përplasjes së dy mjeteve shoferi 65-vjeçar! Policia procedon drejtuesin tjetër (EMRI+VIDEO)
18 Dhjetor 2024, 10:44
-
Korçë/ Aksident pranë fshatit Libonik, mjeti del nga rruga dhe kthehet përmbys! Policia në vendngjarje
17 Dhjetor 2024, 20:32
-
Tiranë/ Aksident i trefishtë në Sauk, një i plagosur! Report Tv siguron foto dhe VIDEO nga vendngjarja
17 Dhjetor 2024, 17:09
-
Aksident në Lezhë, plagoset rëndë drejtuesi i motoçikletës! E përplasi 73-vjeçari me zetor (VIDEO)
17 Dhjetor 2024, 15:45
-
Aksident në aksin Lushnjë-Berat/ Makina përplas për vdekje 63 vjeçarin nga Durrësi (EMRI)
17 Dhjetor 2024, 13:55
-
I dënuar me 22 vite burg për vrasje, Altin Kodra futet në Regjim të Posaçëm për 1 vit
16 Dhjetor 2024, 17:08
-
‘Veri jug’ në Peqin, qyteti i gjelave të detit, fermeri: Si këta nuk gjen askund në Shqipëri
15 Dhjetor 2024, 15:40
-
Aksident në aksin Tiranë-Elbasan/ Kamioni përplaset me makinën, 2 të plagosur
14 Dhjetor 2024, 16:15
-
Aksidentohet autoblindi në veri të Kosovës, plagosen 8 policë
14 Dhjetor 2024, 07:43
-
Aksidentet rrugore, eksperti: Një nga arsyet pse ndodhin, mungesa e kulturës rrugore! Rrugët nuk mirëmbahen, tapeti i asfaltit ndërrohet vetëm kur ka gropa
13 Dhjetor 2024, 14:40