Në një reportazh kushtuar emigrimit të shqiptarëve, BBC ka zhvilluar një intervistë me deputeten demokrate Jorida Tabaku e cila ka parashtruar sipas saj shkaqet që i çojnë shqiptarët për t’u larguar nga vendi i tyre.
“Ata besojnë se sistemi në vendin tonë nuk është i drejtë. Meritokracia nuk ekziston. Ata nuk kanë shanse ekonomike. Është shumë e vështirë të kemi mobilitet social. Nëse ke lindur i varfër në Shqipëri mbetesh i tillë pavarësisht se sa shumë punon”, tha Tabaku.
Më tej ajo theksoi se një nga shkaqet kryesore të emigrimit është edhe korrupsioni që ka prodhuar një sërë problemesh të tjera si mungesën e oportuniteteve.
“Ne, si politikanë, duhet ta pranojmë se kjo është e lidhur me korrupsionin e madh dhe sidomos në veri të vendi është e lidhur me mungesën e oportuniteteve. Dhe kjo është diçka që i takon qeverisë ta adresojë.”
E pyetur më tej se kush janë shkaqet e tjera që detyrojnë shqiptarët të përdorin rrugët ilegale drejt Mbretërisë së Bashkuar, ajo theksoi se përtej mungesës së sundimit të ligjit, mos zbatimit të ligjit nga policia dhe rojet kufitare në vendin tonë një arsye është dhe vështirësitë që hasin qytetarët për të fituar të drejtën e punësimit në Mbretërinë e Bashkuar.
Tabaku thekso se qeveria duhet ta pranojë këtë si problem dhe më pas të shohë rrugën për ta zgjidhur. Nuk mund të flasim për zgjidhje të një problemi që qeveria nuk e njeh.
“Duhet të kemi një sistem brenda kornizave ligjore ashtu që këta persona mos të detyrohen të largohen në këtë mënyrë. Duhet të kemi një procedurë më të përshpejtuar më Mbretërinë e Bashkuar, siç fjala vjen kemi me vendet e BE-së”, u shpreh Tabaku ndërsa theksoi se e kupton fare mirë se si ndjehen sot emigrantët shqiptarë që janë mirëintegruar në Britani duke kontribuar në jetën sociale të Mbretërisë së Bashkuar.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Profesionet e Lira, Tabaku te Ekonomia: Akti Normativ i vonuar, t'u falen gjobat e kamatat
16 Dhjetor 2024, 14:43
-
Jorida Tabaku: Shumica nuk qeveris sipas barazisë përpara ligjit, Parlamenti nuk zbaton vendimet e Gjykatës Kushtetuese
15 Dhjetor 2024, 10:21
-
Investimet strategjike, PS kërkon shtyrjen e ligjit, Tabaku kundër: Dhuratë për të privilegjuarit, përbuz 95% të shqiptarëve
14 Dhjetor 2024, 10:37
-
Ambasada e SHBA-së dhe ajo gjermane mesazh në Ditën kundër Korrupsionit: Jemi bashkë në luftën ndaj tij! Van Horn: SPAK është anti korrupsioni
9 Dhjetor 2024, 14:17
-
Lamtumira për politikanin dhe aktivistin tiranas Arben Tafaj! Politikanë, miq e bashkëpunëtorë të pranishëm në homazhe
4 Dhjetor 2024, 13:24
-
Zgjedhjet 2025, PD cakton grupin e punës për fushatën e Tiranës, lista me 36 emra! Nga djali i Sokol Olldashit, Adriana Kalaja, te Asllan Dogjani nën akuzë nga SPAK
4 Dhjetor 2024, 13:11
-
Rrëzohet me 69 vota amandamenti i Tabakut për zhvlerësimin e Euros: Këtë buxhet e ndjejnë vetëm qeveritarët, Fasonët dhe Bujqësia përtokë! Shalsi: U forcua leku
3 Dhjetor 2024, 18:00
-
Berisha kërkoi 1 minutë heshtje për profesor Repishtin, Balla e 'shigjeton': Fyerje, vite më parë e akuzove si spiun të Sigurimit (VIDEO)
3 Dhjetor 2024, 16:48
-
Çështjet Europiane për Grupkapitullin 6, Tabaku: Procesi i integrimit mbetet i bunkerizuar, vetëm kriteri gjeostrategjik i përmbushur!
2 Dhjetor 2024, 13:29
-
Jorida Tabaku takohet me delegacionin nga parlamenti Italian: Procesi i Integrimit s'do të thotë që do mbyllim sytë nga problemet reale
26 Nëntor 2024, 16:30
-
Abuzime me fondet e BE/ Drejtoresha e SASPAC: Po bëjmë audit, partnerët do njihen me analizën! PS: Flet drejtësia! PD: E turpshme
26 Nëntor 2024, 16:30
-
Tabaku: Ka mbërritur pozicioni negociues për grup-kapitullin 6, të hënën Komisioni i Integrimit mbledhje me dyer të mbyllura!
26 Nëntor 2024, 11:23