BERLIN - Një tifoz u rrëzua nga lartësia gjatë ditës së djeshme në "Olimpiastadion" gjatë ndeshjes Poloni 1-3 Austri, e vlefshme për Grupin D të Euro 2024. Tifozi u dërgua menjëherë në spital dhe për momentin nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
Lartësia e rënies ishte tre metra nga tribuna ku tifozi po qëndronte në pjesën që ndante tribunat me fushën. Ai ishte pa ndjenja në momentin kur ra, me mjekët që e dërguan menjëherë në spital.
Autoritetet në Berlin kanë përjashtuar çdo variant dhune apo sherri në stadium, gjë që mund të sillte edhe rrëzimin e tij.
Komento
Komente
![](https://news.shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)