Europa League/ Roma merr fitoren e parë, Mourinho ndëshkohet me karton të kuq kundër Man. United! Fitojnë Besiktas, Tottenham dhe Lazio
Fenerbahce 1-1 Man. United
Europa League zhvilloi mbrëmjen e së enjtes 16 ndeshjet e mbetura për raundin e tretë.
Roma siguroi fitoren e parë me formatin e ri të turneut, teksa mposhti 1-0 Dinamon e Kievit në ‘Olimpico’ falë golit të Dovbyk në minutën e 23 nga penalltia.
Në Stamboll, Fenerbahce dhe Manchester United barazuan 1-1. Në pjesën e dytë Jose Mourinho la turqit pa trajner pasi doli me karton të kuq dhe e ndoqi pjesën e mbetur të ndeshjes nga tribuna. Ndeshja u shoqërua përpara saj me përleshje mes tifozëve në rrugët e Stambollit.
Rangers fitoi 4-0 kundër Steauas së Bukureshtit me Nedim Bajramin në fushë. Besiktas mposhti 0-1 Lyon, teksa nga minuta e parë për miqtë luajti Muçi. Tri pikë me vlerë edhe për Tottenham, Lazio, Bilbao apo Ajax.
Pas tre ndeshjeve të para me pikë të plota (9) kryesojnë Lazio, Tottenham dhe Anderlecht.
Europa League, raundi 3 - E enjte 24 tetor 2024:
18:45
Roma 1-0 Dinamo Kiev
Eintracht Frankfurt 1-0 RFS
Ferencvaros 1-0 Nice
Macabi Tel Aviv 1-2 Real Sociedad
Midtjylland 1-0 Royal Union SG
PAOK 2-2 Plzen
Qarabag 0-3 Ajax
21:00
Anderlecht 2-0 Ludogorets
Ath. Bilbao 1-0 Slavia e Pragës
Porto 2-0 Hoffenheim
Fenerbahce 1-1 Manchester United
Lyon 0-1 Besiktas
Malmo 0-1 Olympiacos
Rangers 4-0 FCSB
Tottanham 1-0 AZ Alkmaar
Tuente 0-2 Lazio
Renditja:
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Juventus rigjen shkëlqimin, Koopmeiners dhe Gonzales supergola! Sonte dy sfida për 1/8 e Kupës (VIDEO)
18 Dhjetor 2024, 12:19
-
VIDEO/ Interi turpëron Lazion në 'Olimpico', e mposht 0-6 dhe ndjek Atalantën
16 Dhjetor 2024, 22:45
-
Angli/ Tragjike në derbi, tifozi sëmuret në stadium gjatë Man. City - Man. United dhe ndërron jetë
16 Dhjetor 2024, 18:16
-
GOLAT/ Milani s'feston në 125 vjetorin e klubit, Genoa e ndal 0-0! Leçe fiton 2-1 me perlën e M. Berishës, Roma e bën dramë në Como
15 Dhjetor 2024, 22:43
-
GOLAT/ United përmbys 1-2 Cityn në derbin e Manchesterit, 'Qytetarët' në krizë! Chelsea fiton dhe sheh nga kreu, shkëlqejnë Spurs
15 Dhjetor 2024, 22:01
-
Europa League/ Lazio i jep leksion Ajaxit në Amsterdam dhe merr kreun, fitojnë Roma e Anderlecht! Një skuadër eliminohet dy javë nga fundi
13 Dhjetor 2024, 09:01
-
Europa League/ Ath. Bilbao mposht 0-2 Fenerbahcen dhe 'prek' 1/8, Mourinho shpreson play-off
12 Dhjetor 2024, 11:51
-
Juventusi kërkon të kthejë Osimhen në Serie A, konkurrencë nga PSG e United
11 Dhjetor 2024, 16:07
-
UEFA i beson arbitrave të Superligës, vendosin drejtësi në Europa League
11 Dhjetor 2024, 09:14
-
GOLAT/ Lazio tërbon Napolin, e mposht 0-1 dhe 'i jep' Atalantës kreun e Serie A! Alen Sherri mes shtyllave, Ismajli shkëlqen në fitoren e Empolit
8 Dhjetor 2024, 22:48
-
Serie A/ Juventusi shmang turpin në shtesë, barazon 2-2 në shtëpi kundër Bolognas! Roma fiton 4-1 kundër Leçes
7 Dhjetor 2024, 20:12
-
Premier League/ Stuhia shtyn derbin Everton - Liverpool, Man. City ndalet 2-2 në Londër! Fitojnë Aston Villa dhe Brentford, Man. United mposhtet 2-3 në shtëpi
7 Dhjetor 2024, 16:00