Ndonëse është një skenar i frikshëm për tu menduar, një luftë në shkallë të zgjeruar me Rusinë, duke përfshirë edhe Belgjikën, ishte diçka që dukej e paimagjinueshme përpara pushtimit të Ukrainës nga Vladimir Putin. Sot, sipas Michel Hofman, kreu i Forcave të Mbrojtjes së Belgjikës, Evropa ka arsye arsye për t'u shqetësuar.
“Rusët kanë demonstruar tashmë gatishmërinë e tyre për të sulmuar një fqinj”, deklaroi Hofman, raportojnë mediat e huaja.
Kreu i mbrojtjes belge saktëson se Belgjika do të duhet të veprojë brenda kuadrit të forcave të NATO-s dhe të kontribuojë në parandalimin e besueshëm në rast të sulmeve ndaj një anëtari të Aleancës.
Për momentin, Rusia është e angazhuar vetëm në një front: Ukrainën. Por një rritje e tensioneve midis vendeve të Ballkanit ka ngritur frikën për hapjen e një fronti të dytë në këtë pjesë të botës, me Rusinë që synon të zgjerojë ndikimin e saj.
Putini ka marrëdhënie të shkëlqyera me disa vende të rajonit, si Serbia, e cila po demonstron gjithnjë e më shumë dëshirën e saj për kontroll dhe zgjerim në rajonet separatiste të Ballkanit me shumicë serbe (Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë).
Prandaj ai nuk përjashton asnjë skenar dhe madje deklaron: "Evropa duhet të përgatitet urgjentisht. Ata që aspirojnë paqen do të bënin mirë të përgatiteshin për luftë, në mënyrë që të bindnin Rusinë nga hapja e një konflikti paralel me konfliktin në Ukrainë".
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Putin i drejtohet kombit: Gati për një ‘duel’ raketor me SHBA-në
19 Dhjetor 2024, 13:20
-
Ambasada e SHBA tha se nuk do punonte me persona 'non grata'/ Berisha: E shkroi Yuri Kim! Pëllumbesha Spirogjoka trembet nga 5 milionshi
19 Dhjetor 2024, 13:05
-
Lufta në Ukrainë/ Orban: Ka një plan për paqe në tavolinë, Zelensky të vendosë! Presidenti ukrainas: Duam garanci, Europa duhet e unifikuar
19 Dhjetor 2024, 12:45
-
Mandarinat me pesticide, Kosova merr masat e para! Kontrolle në kufi dhe testim për çdo ngarkesë
19 Dhjetor 2024, 11:25
-
Vjosa Osmani e zemëruar me BE pas samitit të Ballkanit Perëndimor
19 Dhjetor 2024, 11:17
-
Dialogu/ Petkoviç: Komisioni i Përbashkët për personat e zhdukur nis punën në janar, Kosova s'do që të hapë arkivat e UÇK
19 Dhjetor 2024, 09:56
-
Organizata civile: Peticion për ndryshimin e emrit të Kosovës në Dardani
19 Dhjetor 2024, 09:45
-
Politikani serb paralajmëron ikjen e Vuçiçit nga Serbia: Do të veprojë si Assadi
19 Dhjetor 2024, 09:29
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Publikohet deklarata e përbashkët, ja çfarë u diskutua në Bruksel
18 Dhjetor 2024, 22:53
-
Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?
18 Dhjetor 2024, 20:44
-
SHBA i kërkon Europës t'i japë fund varësisë energjetike nga Rusia
18 Dhjetor 2024, 19:41
-
Çmontohet organizata shqiptare që kontrabandonte drogë nga Belgjika drejt Britanisë, mbi 30 kontrolle banesash dhe disa të arrestuar
18 Dhjetor 2024, 18:49