Hetuesit ndërkombëtar kanë shkatërruar një nga softuerët më të rrezikshëm në botë që përdorej për të hakuar rrjete kompjuterike.
Infrastruktura e sistemit Emotet, e cila përdorej kryesisht nga rrjetet e krimit të organizuar, tani është nën kontrollin e autoriteteve, njoftoi Agjencia e Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (Europol) me seli në Hagë.
Operacioni u zhvillua pas hetimeve që zgjatën dy vjet në tetë vende.
Europol nuk njoftoi për ndonjë arrestim në lidhje me hetimin, që është udhëhequr nga Gjermania dhe Holanda.
Emotet ka qenë një nga "instrumentet më të rrezikshëm për sulme kibernetike" në vitet e fundit, tha një zëdhënës i Europol, duke shtuar se ky softuer ishte vendosur në funksion për herë të parë më 2014 si i ashtuquajtur Trojan.
Ky sistem qëllimkeq përdorte një dokument në Word, në dukje i padëmshëm, për të hyrë në një sistemin kompjuterik.
Kriminelët i përdorën këto sisteme me qëllim që të fitonin qasje në të dhënat bankare, të shisnin të dhëna të vjedhura ose të zhvatnin para për të dhëna të bllokuara.
Virusi kompjuterik ishte i fshehur në fatura të rreme, njoftime ose informacione të rreme në lidhje me COVID-19, transmeton DPA./ REL
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Goditet grupi kriminal në Spanjë, 9 në pranga! Sekuestrohen 25 mln euro kriptovalutë! Anëtari i ‘Çopjave’ u pastronte paratë e drogës
18 Dhjetor 2024, 11:40
-
796 arrestime në aksion masiv të BE-së kundër krimit të organizuar, Europol: 442 armë të sekuestruara! Mes grupit edhe shqiptarë
13 Dhjetor 2024, 13:50
-
Policia greke thellon hetimet për rrjetet shqiptare të drogës! Numrat e telefonave të bosëve të drogës, përgjimet në SKY ECC dhe lidhja me MATRIX
9 Dhjetor 2024, 21:19
-
Dosja SKY ECC/ E-maili që zbuloi oficerin grek të Antidrogës dhe lidhjet me bosin shqiptar të narkotrafikut! Europoli dërgoi mbi 3 mijë dosje, si funksiononte rrjeti
9 Dhjetor 2024, 17:25
-
Edhe “Matrix” flet shqip! Nuredin Dumani: E ka përdorur Suel Çela
4 Dhjetor 2024, 15:41
-
Zbërthehet 'Matrix', aplikacioni përdorej nga grupet kriminale! Dalin 2.3 milionë mesazhe në 33 gjuhë! Në të flitej dhe shqip
3 Dhjetor 2024, 14:20
-
Supergrabitja në Greqi, Athina i kërkon Europol-it që të gjejë 1 mln euro! Kreu i bandës udhëtoi edhe në Shqipëri
2 Dhjetor 2024, 13:46
-
Arrestohet në Rinas turku i dyshuar si kreu i trafikut të heroinës nga Irani në Europë! Europol: Pronar i 703 kg drogë e fshehur mes sapunit kapur në portin e Hamburgut
29 Nëntor 2024, 13:04
-
Vrasje të qëllimshme, ndërhyrje në zgjedhje e spiunazh, analiza e DW: Si funksionon lufta hibride e Rusisë! Metodat po bëhen më të sofistikuara
29 Nëntor 2024, 09:43
-
Milano/ Trafikuan 5 mln euro kokainë në gjashtë muaj, goditet klani shqiptar! 8 të arrestuar, rrjeti komunikonte me pajisje të enkriptuara, ja si u zbuluan
6 Nëntor 2024, 16:50
-
DYSHIMI/ Gazmend Bardhi gënjeu publikisht në Kuvend për bisedat SKY ECC! Lexon pjesë sikur janë të vitit 2023, por EUROPOL thotë se operacioni u bë më 2021
12 Shtator 2024, 13:38
-
Kompania Meta bllokon në WhatsApp hakerët e lidhur me Iranin
24 Gusht 2024, 13:51