Falsifikuan prokurën e noteres, arrestohen dy persona në Tiranë - Shqiptarja.com

Falsifikuan prokurën e noteres, arrestohen dy persona në Tiranë

Falsifikuan prokurën e noteres, arrestohen dy persona në Tiranë

Policia e Tiranës

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi akuzohen për veprën penale të falsifikimit. Në pranga kanë rënë shtetasit Eduart Bakalli, 38 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, dhe Fatos Shima, 48 vjeç, banues në Tiranë, të cilët janë kapur nga Krimi Ekonomik në kuadër të operacionit "Prokura". 

Arrestimi i shtetasve të sipërpërmendur u bë pasi dyshohen se kanë falsifikuar prokurën e posaçme datë 27.11.2017, të shtetases G.Sh., me profesion Notere, një prokurë me karakter autorizimin për kryerjen e veprimeve për një çështje pronësore toke në të cilin palët janë në konflikt gjyqësor.

Materialet proceduriale ju kaluan Prokurorise pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, në ngarkim të shtetasve të mësiperm, për veprat penale të “Falsifikimi i dokumentave i kryer në bashkëpunim” dhe “Falsifikimi i vulave stampave ose i formularëve” parashikuar nga nenet 186/2 dhe 190/2 të Kodit Penal.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit