Avokati i Popullit ka reaguar për vdekjen e 42-vjeçarit Egli Proga, familjarët e të cilit hedhin akuza ndaj policisë së Korçës se janë përpjekur që ta fshehin ngjarjen. Në një reagim për mediat, Avokati i Popullit thotë se ka nisur verifikim për veprimet dhe procedurat e ndjekura nga organet mbi këtë rast.
"Institucioni i Avokatit të Popullit shpreh shqetësimin e thellë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Pogradec, ku një qytetar humbi jetën në rrethana të dyshimta. Në veçanti, Avokati i Popullit shpreh shqetësim për pretendimet e ngritura nga familjarët e viktimës dhe një pjesë e opinionit publik në Pogradec, lidhur me mundësinë e fshehjes apo manipulimit të ngjarjes nga strukturat e policisë lokale.
Avokati i Popullit, si institucion i pavarur kushtetues, jo vetëm ka për detyrë të mbrojmë të drejtat e njeriut por edhe të garantojë transparencë dhe drejtësi në çdo rast ku mund të jenë shkelur këto të drejta.
Përsa më sipër Avokati i Popullit njofton se ka nisur një verifikim të plotë mbi veprimet dhe procedurat e ndjekura nga organet kompetente në këtë çështje. Ky verifikim do të synojë të hedhë dritë mbi të gjitha aspektet e ngjarjes, përfshirë edhe pretendimet për moszbardhjen e drejtë të situatës", thuhet në reagim.
Lajmi kryesor:
Vdekja e dhunshme e 42-vjeçarit, kryepolici Rrumbullaku urdhëron inspektimin e Policisë së Pogradecit nëse e fshehën krimin
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Korçë/ Shiste fishekzjarre kontrabandë, vihet nën hetim pronarja e subjektit (VIDEO)
18 Dhjetor 2024, 10:05
-
Mjegulla mbulon Korçën dhe akset nacionale, policia apel shoferëve: Qarkulloni me shpejtësi të reduktuar (VIDEO)
18 Dhjetor 2024, 09:18
-
Korçë/ Përfshihet nga flakët banesa, shkak një shkëndijë elektrike! Shkrumbohet nga zjarri edhe një shtëpi në Kolonjë! Shpëtojnë familjarët (VIDEO)
18 Dhjetor 2024, 09:13
-
Korçë/ Aksident pranë fshatit Libonik, mjeti del nga rruga dhe kthehet përmbys! Policia në vendngjarje
17 Dhjetor 2024, 20:32
-
E rëndë në Berat/ Ishte duke punuar, ndërron jetë 47 vjeçari! E zuri poshtë një masiv guri (EMRI)
17 Dhjetor 2024, 13:03
-
Bëma nga Kategoria e Tretë, miqtë braktisin ndeshjen dhe gjithë ekipi ndëshkohet me karton të verdhë
15 Dhjetor 2024, 16:41
-
Mbeti i pa strehë pas zjarrit, Bashkia Korçë i shkon në ndihmë Ndreko Lakos pas apelit të Report Tv! Pritet rindërtimi i banesës
13 Dhjetor 2024, 20:51
-
Masakra e Dobraçit, ministri Hoxha: Shumë shpejt policia do dalë me emrat e personave të përfshirë në ngjarje
13 Dhjetor 2024, 16:28
-
Korçë, nëna denoncon zhdukjen e djalit 16 vjeçar, ishte në procedim penal për vjedhjen e një telefoni
13 Dhjetor 2024, 14:00
-
Peri këputet aty ku është më i hollë! Ndreko Lako në Korçë mbetet pa strehë pas zjarrit në banesë! Jeton i vetëm, gruaja i vdiq, djemtë në burg
12 Dhjetor 2024, 15:49
-
Korçë/ Goditen 5 raste të basteve online! Arrestohen dy persona, 1 në kërkim! 6 po hetohen në gjendje të lirë, mes tyre dy të mitur
12 Dhjetor 2024, 13:36
-
Zjarri përfshin një banesë në Korçë, shkak dyshohet shkëndija elektrike, flasin banorët: U frikësuam se u bë gjithë tym, një grua përfundoi në spital, u asfiksua nga tymi
11 Dhjetor 2024, 19:21