Në komisionin e Veprimtarisë Prodhuese sot, është diskutuar në lidhje me projektin e OSHEE, për leximin e matësit të energjisë elektrike një herë në tre muaj.
Sipas drejtorit të OSHEE, Ardian Çela, leximi do të bëhet një herë në tre muaj dhe kështu do të jetë edhe pagesa. Sipas Çelës, ky projekt do të zbatohet fillimisht në një zonë të caktuar, e më pas do të ketë shtrirje më të gjerë. Projekti do të jetë në bashkëpunim me Entin Regullator të Energjisë dhe ka si qëllim uljen e mbifaturimeve.
“Dy muajt e tjerë që nuk bëhet leximi, do ti shkojë fatura në bazë të mesatares shumëvjecare. Fatura e muajit të tretë do jetë faturë sistemuese, kështu është eksperienca dhe në Itali dhe në zona të tjera. Ne mendojmë që diku nga shtatori mund të fillojmë në një zonë të caktuar, të fillojmë meleximin tre mujor, dhe pastaj në muajt në vazhdim tëshohim ta zgjerojmë në dimensione më të gjëra. Duhet të ndërojmë të gjitha matësat, sepse janë të gjithë lehtësisht të manovrueshëm”, tha Çela.
Çela tha se mbi faturimi edhe pse vijon të jetë prezent vihet re një numër i ulur i ankesave të qytetarëve.
“Sigurisht ka mbifaturime për sa kohë ne nuk e kemi sistemin e matjes online, i cili do ta zgjeronte mundësinë e mbifaturimit. Por ne kemi një gjë shumë pozitive. Në qoftë se ne bëjmë krahasimin e ankimimeve që kanë ardhur pranë operatorit të shpërndarjes së energjisë elektrike p0ër kefaturim, që nga janari i 2015 dhe deri sot, do vëreni që nr i faturimeve është reduktuar me mbi 50%”, tha Çela.
Në komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, u diskutua gjithashtu edhe problematika e kabinave elektrike të amortizuara, të cilat duhet të shpronësohen për t’u zëvendësuar me kabinat e reja. Duke qenë se problemi kërkon zgjidhje ligjore, kryetari i komisionit Niko Peleshi, ka propozuar të zgjidhet me anë të votimit.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Financim nga shteti për familjet që instalojnë sistemet e ngrohjes dhe ftohjes në banesa! Miratohen 4 skema për panelet, pompat, kaldajat e ngrohjen qendrore
28 Nëntor 2024, 17:37
-
Moti i keq në Pukë, rrebeshi lë shumë zona pa energji dhe kabuj të tensionit të këputur në rrugë! OSHEE në terren për të riparuar defektet, këshillohen udhëtarë dhe banorë (VIDEO)
20 Nëntor 2024, 22:24
-
Gjirokastër/ I lidhën në mënyrë të paligjshme sahatin e energjisë një biznesi, procedohen penalisht 2 punonjësit e OSHEE-së!
7 Nëntor 2024, 14:12
-
Qeveria: Në 1 janar 2025 do të ulim çmimin e energjisë elektrike për qytetarët
5 Nëntor 2024, 14:33
-
OSHEE: Nuk ka asnjë rritje të çmimit të energjisë elektrike për furrat e bukës, çdo lëvizje është abusive
2 Nëntor 2024, 15:41
-
Ish kreu i OSHEE Ardian Çela paraqitet në SPAK
31 Tetor 2024, 09:06
-
Tiranë/ Shtëpia e barit te 'Kadastra' në Selitë, burg për 3 nga 7 të arrestuarit! Gjykata liron me ‘arrest shtëpiak’ 3 punonjësit e OSHEE dhe të akuzuarin tjetër
13 Tetor 2024, 15:30
-
Tiranë/ Kthyen magazinën në shtëpi bari, ndërtuan tunel për tu ngjitur në katin e dytë mbi 'Kadastër' 7 në pranga, 1 në kërkim! Tre prej të arrestuarve punonjës të OSHEE-së (EMRAT)
11 Tetor 2024, 08:24
-
Zgjedhjet 2025/ Drejtuesit politikë të PS! Veliaj, Spiropali e Manastirliu në Tiranë, ikën Klosi e Gjiknuri! Becit i besohet Shkodra, Sakos Durrësi! Balla përgjegjës për Diasporën
8 Shtator 2024, 12:19
-
OSHEE, KESH dhe OST realizuan 54 mln euro fitime në 3-mujorin e parë 2024, rënie vjetore me 33%
23 Gusht 2024, 07:32
-
Krujë/ E rëndë, 45 vjeçari gjen vdekjen! U ngjit tek pema e fiqve, por e zuri korrenti! Shkak i elektrizimit nga kabujt e firmave të internetit
19 Gusht 2024, 17:56
-
Shpallet fituesi 4.1 milionë euro për nënstacionin Akërni-Aeroporti i Vlorës
15 Korrik 2024, 12:30
Kjo eshte hajduteri e gjalle
PërgjigjuMbi faturimi duhet te konsiderohet HAJDUTERI QEVERITARE se DREJTUESIT jane vendosur nga qeverija mbas GJYQIT n q s fiton klijenti ai nuk duhet te paguaj energjine Per nje vit
PërgjigjuMatja behet njehere ne tremuaj, pagesa cdo muaj.
Përgjigju