Feka kunat i Ben Gishtostë akuzuar për trafik droge - Shqiptarja.com

Feka kunat i Ben Gishtos
të akuzuar për trafik droge

TIRANE - Sokol Feka, piloti që mbeti i vdekur teksa drejtonte nga Maroku në Spanjë helikopterin ushtarak të mbushur me 1 ton drogë, ka lidhje shoqërore dhe miqësi me emra të njohur të botës së krimit,përfshirë këtu anëtarë të një grupimi të fuqishëm në qytetin e Fierit.

Gazeta “Shqiptarja.com” mëson nga Shërbimi Informativ Ushtarak se majori Sokol Feka është kunat me shtetasin Arben Gishto nga Fieri, i cili rezulton i proceduar penalisht në Itali në një rjet të madh të trafikimit të Kokainës, rjet në të cilin janë përfshirë dhe emra të njohur, të arrestuar së fundmi nga Prokiuroria e Krimeve të Rënda gjatë operacionit të koduar “Xibraku”.

Njëri prej këtyre emrave që në vitin 2004-2005 ka qënë në të njëtin grup me Arben Gishton, kunatin e pilotit të vrarë në Spanjë Sokol Feka, është dhe shtetasi nga Elbasani Kelmend Dalipi,ky i fundit i arrestuar në 15 janar së bashku me vllain e tij Arjan Dalipin në laboratorin e kokainës në Xibrakë të Elbasanit.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit