Çdo ditë në pediatrinë e spitalit rajonal të Beratit paraqiten për tu vizituar 40 deri 50 fëmijë. Fluksi vjen në rritje bën të ditur Shefi i Repartit të Pediatrisë, Vladimir Kumaraku. Kryesisht fëmijët janë të prekur nga viroza stinore por nuk mungojnë as rastet me COVID-19 në moshat pediatrike.
"Situata virale karakterizohet nga, temperatura e lartë, shpeshherë me ethe, me kollë dhe frymëmarrje të shpejtë. Po kështu kemi pasur edhe raste kur ka qenë prezent COVID-19 që përpos këtyre simptomave shoqërohet me çrregullime gastro-intensinale", u shpreh mjeku pediatër.
Mjeku pediatër këshillon prindërit që të mos paraqiten në spital, kur fëmija ka simptoma të lehta, dhe të përdorin antibiotikët pa recetë.
"Jo sapo të nisë temperatura, familjarët të shkojnë direkt në spital, të paktën në rastet kur fëmija ka vetëm temperatura dhe jo shenja të tjera si kollë apo diarre duhet që prindërit t'i mbajnë fëmijët në shtëpi së paku dy ditë dhe të paraqiten në spital vetëm ditën e 3 nëse nuk ka përmirësim", shtoi ai.
Për të shmangur grumbullimet në spital, Kumaraku i drejton një apel edhe Ministrisë së Shëndetësisë, duke kërkuar që testimi për COVID-19 të bëhet nëpër qendrat shëndetësore.
"Të kryhet tamponi i shpejtë për COVID-19 nëpër qendrat shëndetësore, të bëhet ndjekja fillimisht nga mjeku i familjes, sepse do të shmangej grumbullimi në spital, ku rreziku i përhapjes së virusit është më i madh", u shpreh mjeku.
Situata virale karakterizohet nga temperatura të larta, ethe, çrregullime të aparatit tretës, me kollë, ndërkohë që në rastet e fëmijëve me COVID, përveç këtyre simptomave fëmijët kanë shfaqur edhe çrregullime gastro-intensinale, si diarreja dhe të vjellat.
SI.E./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mandarinat me kimikate/ AKU gjobit 4 mln lekë grumbulluesin në Goriçan të Beratit! Groposet ngarkesa e kthyer mbrapsht! Po bëhen analiza në një fermë
19 Dhjetor 2024, 16:26
-
Mero Baze: SPAK dhe si një radiografi e demokracisë në PD
18 Dhjetor 2024, 22:31
-
Kroacia kthen mbrapsht 3 ngarkesa me mandarina, me nivele të larta pesticidesh! Ministria e Bujqësisë: U Nisën nga Berati e Fieri, gjobit grumbulluesin
18 Dhjetor 2024, 21:12
-
Berat/ Arrestohet një person, akuzohet për ngacmim seksual ndaj një të mituri! Kamerat e filmuan kur e përndiqte! Ishte recidivist
18 Dhjetor 2024, 17:24
-
Dyshohet se ngacmoi seksualisht një të mitur, arrestohet 60 vjeçari në Berat
18 Dhjetor 2024, 13:33
-
Berat/ E zuri poshtë një masiv guri teksa po punonte, arrestohet pronarja e shtëpisë, në kërkim administratori dhe drejtuesja teknike e firmës së ndërtimit
18 Dhjetor 2024, 13:19
-
Aksident në aksin Lushnjë-Berat/ Makina përplas për vdekje 63 vjeçarin nga Durrësi (EMRI)
17 Dhjetor 2024, 13:55
-
E rëndë në Berat/ Ishte duke punuar, ndërron jetë 47 vjeçari! E zuri poshtë një masiv guri (EMRI)
17 Dhjetor 2024, 13:03
-
Aksident në Berat, makina përfundon në kanal! Tre të plagosur (VIDEO)
17 Dhjetor 2024, 08:17
-
Mospajtime të mëdha në BE rreth heqjes së masave ndaj Kosovës
15 Dhjetor 2024, 15:36
-
Berat/ Ishte shpallur në kërkim, iu gjetën 50.8 kg kanabis dhe 240 bimë në banesë, arrestohet 43 vjeçari! Në pranga edhe një 20 vjeçar, shpërndante lëndë narkotike
15 Dhjetor 2024, 12:36
-
‘Djali i kryebashkiakut Poliçan tenderë pa konkurrencë’, PD: Bashkitë Përmet, Dimal tender dhuratë djalit të ‘kolegut’
14 Dhjetor 2024, 21:21