Fier- Myzafer Zifla dhe Yllka Mujo, rrëmbejnë 2 çmimet e mëdha të Festivalit të Aktrimit Apollon, organizuar nga Bashkia e Fierit.
Juria e Festivalit, me emra si Luiza Xhuvani, Alfred Trebicka, Katerina Polikronopulu, Adriana Mile i kanë dhënë çmimin Aktorja më e mirë Protagoniste aktores Yllka Mujo, në shfaqjen "7 Minuta" dhe çmimin Aktori më i mirë Protagonist aktorit Myzafer Zifla, në rolin e Dr. Frojdit.
Çmime të tjera të këtij festivali ishin edhe çmimi për aktorin dhe aktoren jo protagoniste, të cilat i morën aktorët Gazmend Paja dhe Zamira Kita.
Një çmim tjetër që u dha për herë të parë në këtë festival ishte edhe ai për aktoren dhe aktorin debutues, të cilat i morën aktorët e rinj: Flobenza Bezati dhe aktori kosovar Çlirim Shabani.
Për herë të parë në këtë festival janë dhënë 4 çmime IN MEMORIAM për aktorë të shquar fierakë të ndarë nga jeta; Dhimitër Jano, Fatos Sela, Muhamet Sherri dhe Hajrie Rondo.
Aktori më i mirë protagonist Myzafer Zifla dhe aktori më i mirë joprotaginist Gazmend Paja, u shprehën mjaft të emocionuar për vlerësimin e jurisë prestigjoze.
Festivali i aktrimit “Apollon” këtë vit ishte në edicionin e 15 të tij. Në të morën pjesë 6 trupa teatrore, në të cilat interpretuan 30 aktorë. Ai nisi në 10 nëntor dhe zgjati 7 netë.
A.Q/E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kroacia kthen mbrapsht 3 ngarkesa me mandarina, me nivele të larta pesticidesh! Ministria e Bujqësisë: U Nisën nga Berati e Fieri, gjobit grumbulluesin
18 Dhjetor 2024, 21:12
-
Qeveria i jep OK kompanisë greko-shqiptare për ndërtimin e termocentralit në Roskovec! Mes përfituesve, edhe Bashkim Ulaj, botues pranë Sali Berishës
18 Dhjetor 2024, 18:22
-
Fier/ Shpërndante kokainë në doza pranë gjimnazeve, arrestohet 29 vjeçari (EMRI)
18 Dhjetor 2024, 14:40
-
Aksident në aksin Lushnjë-Berat/ Makina përplas për vdekje 63 vjeçarin nga Durrësi (EMRI)
17 Dhjetor 2024, 13:55
-
Në kërkim për ‘falsifikim dokumentesh’ dhe ‘largim nga vendi i aksidentit', 2 të arrestuar në Fier
17 Dhjetor 2024, 13:23
-
Lushnjë/ Digjet automjeti në rrugën Fier-Shegan-Krutje! Shoferi sapo pa tymin që dilte nga motori njoftoi zjarrfikësit (VIDEO)
16 Dhjetor 2024, 16:54
-
Fier/ Plagosi me 4 goditje thike shokun e klasës, Gjykata lë në burg gjimnazistin 17-vjeçar: Jam në ankth, s'jam në gjendje të flas (VIDEO)
16 Dhjetor 2024, 10:14
-
Blushi nga Fieri: Rama 'babai' i korrupsionit, Balluku duhet të ishte në burg! Meta u arrestua sepse i denoncoi, SPAK në kontroll të kryeministrit
15 Dhjetor 2024, 19:31
-
Fier/ Kishte përshtatur lokalin e marrë me qira për të organizuar lojëra fati, arrestohet administratori! Në pranga dhe 5 të tjerë, u kapën duke luajtur poker
15 Dhjetor 2024, 10:33
-
Fieri e Vlora pa tregje, gjelat e detit shiten në akset nacionale! Fermerët: Vështirësi për t’i rritur, u shtrenjtua misri
15 Dhjetor 2024, 07:50
-
Fier, plagosja e 17-vjeçarit në shkollë, arrestohet autori! Flet gjyshja e tij: Ata kishin qenë 6, i morën telefonin djalit e goditën me shkelm!
14 Dhjetor 2024, 11:56
-
U kap me doza kanabis gati për shitje, arrestohet 18 vjeçari në Fier (EMRI)
14 Dhjetor 2024, 10:48