Ezaurimi i tokës në varrezat publike të qytetit të Fierit ishte ndër shqetësimet më madhore. Së fundmi, hapësira prej 2.2 ha e shpronësuar me vendim të Këshillit Bashkiak do të jenë zgjidhja e problemit. Ndryshe nga varrezat publike ekzistuese, ku mungesa e sipërfaqes për varre të reja ka shkaktuar bllokimin e rrugëve, të zëna me varre të reja, parcela e re do të ndërtohet me rrugë e sistem ndriçimi.
“Rreth 14 mijë persona kanë ndërruar jetë vetëm gjatë periudhës së pandemisë, ndaj ishte e nevojshme të zgjerohej hapësira në varrezën publike. Puna në parcelen e re do nisë së shpejti, me sistemin e rrugëve dhe hapësirave ndërmjet varreve”, tha Entela Kola, Drejtore e Shërbimeve në bashkinë e Fierit.
Zgjerimi territorial i varrezave të qytetit në të ardhmen mund të sjellë edhe domosdoshmërinë e ngritjes së varrezave murale. Aktualisht në varrezat publike ekziston vetëm një varrezë murale e modelit Italian.
Ndërkohë shtimi i sipërfaqeve të reja mbetet domosdoshmëri edhe në disa zona rurale ku po vijon procesi i shpronësimit teksa fenomen mbeten edhe varrezat farefisnore ku vetëm në zonën e Cakranit numërohen mbi 80 të tilla.
Varrezat publike të qytetit të Fierit shtrihen në një sipërfaqe prej 22 ha dhe datojnë që nga viti 1974. Në to prehen mbi 100 mijë njerëz të larguar nga kjo jetë, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është shënuar përgjatë dy viteve të pandemisë.
Krijoni varreza vertikale dhe krematoriumet sic vepron gjithe bota!Shqiperia ka shume pak toke dhe e ka te cmuar per t'u shperdoruar per varreza.
Përgjigju