Fillon sezoni i ri i Champions League, por ja 22 shtetet që nuk janë përfaqësuar asnjëherë me ekipet e tyre
Trofeu i Champions League
Champions League është eventi më i madh për klube në Evropë, por 22 shtete ende nuk e kanë provuar shijen e këtij kompeticioni. Padyshim më i ndjekuri jo vetëm në kontinent por në gjithë botën. Kjo jo vetëm se në Champions Leaue luajnë ekipet më të mëdha por dhe se lojtarët më të mirë nga e gjithë bota tregojnë 'muskujt', tregojnë vlerat dhe fitojnë famën.
Pavarësisht se kompeticioni i përket Evropës, është toleruar që dhe disa shtete aziatike të marrin pjesë si Izraeli, Azerbajxhani apo Armenia. Sot fillon për herë të 64-t Champions League dhe flitet gjithmonë për rekorde suksesi, por 22 shtete nuk e kanë provuar ende shijen e tyre.
Andorra, Armenia, Bosnja & Hercegovina, Estonia, Ishujt Faroe, Gjeorgjia, Gjibraltari, Islanda, Kosova, Latvia, Lihtenshtein, Lituania, Luksemburgu, Malta, Moldavia, Mali i Zi, Irlanda e Veriut, Maqedonia e Veriut, Republika e Irlandës, San Marino, Uellsi dhe Shqipëria nuk janë përfaqësuar asnjëherë me ekipet e tyre në kompeticionin më madhor europian.
Mes tyre padyshim dhe vendi ynë. Njëherë Shqipëria pati shansin të përfaqësohet në Champions me Skënderbeun në vitin 2015 por Dinamo Zagreb nuk i fali korçarët në Play- Off duke i mposhtur 1-2 në Elbasan Arena dhe 4-1 në Kroaci. Skënderbeu më vonë do të bënte historinë pasi do të kualifikohej në Europa League, ekipi i parë do të merrte pjesë në këtë kompeticion, madje për dy vite në 2016 dhe në 2017 por ëndrra Champions ngeli në sirtar pas dënimit nga UEFA.
Gjithsesi në listë nuk jemi të vetmit. Vende me nivel mesatar të futbollit si Armenia, Bosnia, Gjeorgjia, Islanda apo Moldavia nuk e kanë pasur shansin gjithashtu. Ndërkohë Champions nis me përplasje ''titanësh''.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Greqia: Mbështetja jonë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është e kushtëzuar, ne jemi rregullatorët e shpejtësisë
18 Dhjetor 2024, 16:17
-
Integrimi/ Nesër Konferenca e Tretë e ndërqeveritare me BE-në, Rama kryeson delegacionin në Bruksel
16 Dhjetor 2024, 08:56
-
Mali i Zi dhe Shqipëria përpara, të tjerët mbeten të bllokuar
16 Dhjetor 2024, 08:39
-
‘Asnjë hap pas!’ Meloni-Opozitës: Gjadri do funksionojë, edhe nëse fle atje çdo natë! Marrëveshja e emigrantëve, ‘tmerri' i trafikantëve (VIDEO)
15 Dhjetor 2024, 17:18
-
Shorti i Botërorit/ Prodani në ‘Studio Live’: UEFA gaboi me shortin e Shqipërisë, s’duhet t’i kemi frikë! Serbia ‘armiku ynë’, shans për të bërë histori! Seitllari: Duka rrudhi buzët
13 Dhjetor 2024, 20:30
-
Shqipëria dhe Kosova mbledhje të përbashkët Kuvendi, 130 deputetë më 20 dhjetor në Prishtinë! I pranishëm edhe Rama
13 Dhjetor 2024, 19:34
-
Tentuan të djegin flamurin shqiptar, UEFA gjobit Serbinë me 200 mijë € dhe e dënon me 2 ndeshja pa tifozë në transfertë
13 Dhjetor 2024, 17:32
-
Shqipëria, ndër vendet më obeze të Europës, më elegantët italianët
12 Dhjetor 2024, 10:56
-
Champions League/ Juventusi ‘zhyt’ Man. Cityn, e mposht 2-0! Barcelona fiton 2-3 dhe kalon më tej, tri pikë Milani e Arsenali! Skuadrat e kualifikuara dhe eliminuara
12 Dhjetor 2024, 08:31
-
Granit Xhaka 'fiku' mesfushën e Interit, statistikat e shqiptarit: Na duhet punë
11 Dhjetor 2024, 11:47
-
Humbja e parë e Interit në Champions, Inzaghi: Bëmë shumë pak, Leverkusen na prishi rekordin
11 Dhjetor 2024, 10:59
-
VIDEO/ Olise driblon gjashtë rivalë, shënon supergol me fanellën e Bayern Munich
11 Dhjetor 2024, 10:25