Një kartolinë të bukur në nisje të vitit 2024, e ka cilësuar Kryetari i bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi vendimin e qeverisë për ndërtimin në Gjirokastër të aeroportit të jugut.
“Vendimi i qeverisë për ndërtimin në Gjirokastër të aeroportit të jugut është një kartolinë e bukur në nisje të vitit 2024. Një lajm i mirëpritur që i shton vlerë gjithë përpjekjes që ne kemi bërë këto vite për ta vënë këtë aset në shërbim të turizmit. Kemi bërë çmos ta lironim pistën aktuale e të merrnim aprovimin për fluturimet sportive dhe ia dolëm mbanë. Tani është përpara një punë tjetër më e madhe për investimin që do të kryhet e më pas operimin e këtij aeroporti, i cili do të çlirojë potenciale të tjera zhvillimi për Gjirokastrën, Sarandën dhe krejt jugun e vendit”, shprehet ai.
Përmes një postimi në rrjete sociale Golemi shkruan se është “besimplotë se më herët sesa vonë do të nisin punimet dhe në një të ardhme të afërt kjo vepër infrastrukturore do të jetë gati për fluturimet e para”.
Lajmi kryesor:
Ndërtimi i aeroportit të ri në Gjirokastër, qytetarët: Sjell zhvillim, krijon turizëm elitar
B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Aperitivo italiano’, jazz & soul në Gjirokastër! Koncert me këngët më të bukura të muzikës italiane
16 Dhjetor 2024, 14:52
-
Media spanjolle 'ABC': Shqipëria fiton popullaritet në mesin e turistëve ndërkombëtarë
15 Dhjetor 2024, 08:14
-
Memaliaj/ Pjesë e një grupi kriminal, 46-vjeçar arratiset nga 'arresti shtëpiak', policia në kërkim
10 Dhjetor 2024, 13:44
-
Kakavijë/ Tentoi të dilte nga Shqipëria me mbi 16 mijë euro, lekë dhe paund të padeklaruara, nën hetim 47-vjeçari
10 Dhjetor 2024, 09:33
-
Histori frymëzuese! Taulanti, i vetmi kovaç i Këlcyrës (VIDEO)
8 Dhjetor 2024, 13:52
-
Gjirokastër/ Bllokohen për 5 orë në Komisariat 2 autobusë me shqiptarë nga Greqia ! Sekuestrohen 35 kuti medikamentesh, steka me paketa, vaj ulliri! Në hetim 3 shoferët (VIDEO)
6 Dhjetor 2024, 18:24
-
Eduard Zaloshnja: 48.1% e shtetasve shqiptarë nuk banojnë në Shqipëri
6 Dhjetor 2024, 15:48
-
Punonjësit e pastrimit në Gjirokastër protestë para Bashkisë: Duam rritjen e pagave, na është premtuar prej një viti! Presion se do na heqin nga puna
6 Dhjetor 2024, 10:05
-
Nga 1 janari 2025 rritet çmimi i ujit për 12 bashki në qarkun e Shkodrës e Gjirokastrës, ja sa do paguajnë qytetarët
6 Dhjetor 2024, 07:31
-
Furnizonin me drogë Përmetin, Këlcyrën e Gjirokastrën! 5 të arrestuar mes tyre 2 vëllezër, i gjejnë në banesë 3,5 kg kanabis (VIDEO)
5 Dhjetor 2024, 15:15
-
Gjirokastër/ Gjykata dënon me 6 vjet burg ish-kreun e Kadastrës për falsifikim! Florian Taçi përfiton gjykim të shkurtuar, nga 4 vite dhe dy bashkëpunëtorëve
4 Dhjetor 2024, 17:21
-
Gjirokastër/ U kap me motor të vjedhur dhe të trafikuar, nën hetim 26-vjeçari!
4 Dhjetor 2024, 13:30