Flet Rudi Hizmo për sherrin e Almeda Abazit me DWTSA: Mendonte se e kishin detyrim ta falënderonin...
Bashkëprezantuesi i Almedës në DWTSA, Rudi Hizmo ka zbuluar se si qëndron e vërteta e sherrit të bujshëm mes modeles dhe produksionit. Ai tha se pas përfundimit të spektaklit çdo gjë është paguar mirëpo ajo ka qëndruar në hotel dhe dy ditë të tjera
Rudi Hizmo dhe Almeda Abazi
Me siguri të gjithë e mbani mend sherrin e bujshëm të moderatores dhe modeles, Almeda Abazi, me produksionin e Dance With The Stars Albania, i cili u komentua gjatë nga mediat. Ajo akuzoi produksionin se nuk i kishin paguar shpenzimet në hotelin ku ishte akomoduar së bashku me aktorin turk Tolgahan Sayisman.
Më pas produksioni hodhi poshtë akuzat e Almedës duke publikuar foto të faturave ku dukej se gjithçka ishte e paguar. Por ditën e sotme bashkëprezantuesi i këtij spektakli, Rudi Hizmo ka zbuluar të vërtetën e këtij sherri. Ai i ftuar në emisionin ‘Pop Culture’ ka treguar se Almedës i është paguar hoteli deri në përfundimin e spektaklit por ajo dhe Tolgahan kanë qëndruar edhe 2 ditë më shumë.
Unë nuk e di ekzaktësisht çfarë ka ndodhur, por mesa di Almeda ka qëndruar dy net më shumë, produksioni i DWTS i kishte siguruar çdo lloj gjëje domethënë biletat, qëndrimin në hotel dhe barin. Kur ka mbaruar DWTS ka mbaruar dhe kontrata e Almedës me produksionin kështu që mbaroi dhe detyrimi i DWTS për të paguar hotelin. Por Tolgahan dhe Almeda edhe pse qëndruan për dy net më shumë, ata ua paguan hotelin , por si duket nga pakujdesia nuk i kishte paguar ujin dhe hekurosjen e rrobave, gjë që normalisht kudo që shkon duhet ta paguash vetë, por Almedës mesa duket ky detaj ju duk pak i çuditshëm, pasi fakti që kishte sjellë Tolgahan falas pa asnjë pagesë, mendonte se e kishin si detyrim ta falënderonin duke i paguar çdo gjë.
Rudi Hizmo
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman zgjedhin jugun e Shqipërisë për pushimet e tyre, çifti i njohur ndajnë foto nga Dhërmiu
8 Gusht 2023, 15:15
-
‘Asnjë nga të afërmit s’iu ofrua’, Almeda Abazi me lot në sy: Doja t’ja jepja unë babit veshkën që të jetonte, por më tha s’ta fal kurrë
28 Maj 2023, 07:17
-
Tolgahan: Që nga tërmeti, gjendja psikologjike e Almedës është përkeqësuar
18 Mars 2023, 19:45
-
Tolagahan flet për përjetimet e Almedës pas tërmetit: Gjendja psikologjike iu rëndua! Do që të jem gjithmonë pranë saj
18 Mars 2023, 14:21
-
Tolgahan flet për kolegen: Ka vend të veçantë në zemrën time! Ja si reagon Almeda Abazi
20 Nëntor 2022, 22:52
-
Një rrëfim ndryshe i Arbër Çepanit, jetesa ime në Kubë dhe dashuria: Jam në një marrëdhënie të vazhdueshme me…( VIDEO)
2 Janar 2021, 15:44
-
Koronavirus/ Almeda dhe Tolgahan ndihmojnë 9 familje, nuk u marrin qiratë e shtëpive
26 Mars 2020, 22:22