Forumi për Ballkanin, ish-presidenti i Kroacisë nga Tirana: Zgjidhje paqësore për luftën në Ukrainë, Europa të jetë e bashkuar
Zv/Presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho dhe ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiç
Ish-presidenti i Kroacisë Stjepan Mesiç, zgjodhi forumin rajonal, për të përcjell mesazhin e tij për domosdoshmërinë e një zgjidhje paqësore të konfliktit Rusi-Ukrainë.
Zv/Presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka takuar ish-presidentin e Kroacisë Stjepan Mesiç gjatë punimeve të forumit “Ballkani dhe sfidat gjeopolitike të së sotmes dhe së ardhmes”, organizuar në Tiranë nga PL, ndërsa ka ndarë në rrjetet sociale një pjesë nga fjala e tij.
"Të jetosh në Ballkanin Perëndimor, në shumë mënyra varet nga ne. Kjo është arsyeja përse unë mund t’ju sugjeroj lirisht pjesëmarrësve të takimit të sotëm, të dërgojmë bashkërisht një mesazh shprehës nga Tirana, dhe të bëjmë thirrje për të kërkuar urgjent një zgjidhje paqësore për luftën në Ukrainë. Askush nuk dëshiron që ai konflikt të eksportohet diku tjetër, madje as në Ballkanin Perëndimor. Nevoja për praninë dhe veprimin e bashkësisë ndërkombëtare në rajon, është ende aty. Ekziston, jo vetëm në Kosovë, por dhe në Bosnjë-Hercegovinë. Edhe pse arkitektura e kufijve në rajon përfundoi me shpalljen e pavarësisë së Republikës së Kosovës, ende një pjesë e strukturave politike ka synime për t’i ndryshuar kufijtë shtetërorë", tha ai.
Mesiç shprehet se Europa duhet që të jetë e bashkuar.
“Duket se nuk kemi mësuar asgjë nga historia e viteve të fundit. U zhvilluan katër luftëra në territorin e ish-Jugosllavisë, dhe asnjë kufi i vetëm shtetëror nuk u zhvendos një milimetër. Kjo nuk do të ndodhë as tani. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që Europa të jetë e lidhur, dhe e bashkuar me të gjithë njerëzit e saj pa dallime. Anëtarësimi në NATO dhe BE na mundëson të jetojmë në paqe, prosperitet dhe stabilitet, dhe që të gjithë mund të jetojnë në korpusin e tyre kulturor, sepse ne të gjithë do të jemi pjesë e një Europe të bashkuar, përmes anëtarësimit në BE. Përgjigja më e mirë nga të gjitha sfidat dhe kërcënimet në Ballkanin Perëndimor është perspektiva euroatlantike e vendeve rajonale", tha ai.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Atentat në Moskë, vritet gjenerali Kirillov dhe asistenti i tij! Ishte ngarkuar me ruajtjen e armëve bërthamore! Shpërthimi me 300 gr eksploziv pranë Kremlinit! Kievi pranon autorësinë
17 Dhjetor 2024, 08:31
-
BE-ja miraton sanksione të reja ndaj Rusisë, përfshin edhe entitete kineze
16 Dhjetor 2024, 14:31
-
Lufta/ Merkel: S’e prisja që Putin ta pushtonte Ukrainën, të mos e lejojmë të fitojë! Rusia sulmon me 50 dronë, Kievi shkatërron kolonën armike të karburantit
16 Dhjetor 2024, 09:11
-
Lufta/ 8 rusë të vrarë nga zjarri miqësor i Koresë së Veriut, luftonin krah tyre në rajonin Kurskut! Mbyten 2 anije ruse cisternë me naftë në Krime, një i vdekur
15 Dhjetor 2024, 10:00
-
FIFA paraqiti hartën e re pa Krimenë, Kievi: Kërkoni falje
14 Dhjetor 2024, 21:41
-
Superliga/ Tirana në pikë të hallit, Dinamo e mposht 2-1 në derbi dhe merr kreun! AF Elbasani ndal 2-2 Partizanin në kryeqytet, Vllaznia fiton kundër Laçit
14 Dhjetor 2024, 21:08
-
Lufta në Ukrainë/ Moska po përparon drejt Pokrovskit! Ushtria në portat e qytetit
13 Dhjetor 2024, 07:11
-
Rusia i afrohet qytetit kyç të Ukrainës, teksa Zelensky e viziton vijën e frontit
12 Dhjetor 2024, 22:07
-
Biden miraton dokumentin mbi sigurinë kombëtare, lidhur me katër vende kundërshtare të SHBA-ve
11 Dhjetor 2024, 21:11
-
Bilalli në ‘Studio Live’: Procesi në Hagë ka tendencë të njollosë Kosovën! Turqia më e fituara në Siri, Erdogani e luajti mirë shahun
11 Dhjetor 2024, 19:29
-
Tirana harron të fitojë, barazon 0-0 me Teutën në ‘Air Albania’! Renditja e Superligës dhe agjenda e javës së 18-të
10 Dhjetor 2024, 09:31
-
Zelensky i hapur për praninë e trupave të huaja në Ukrainë
9 Dhjetor 2024, 22:46