TIRANË- Krenar Guçe, oficeri i policisë është marrë në mbrojtje, për shkak se një foto e tij është gjetur në celularin e Nuredin Dumanit.
Mësohet se fakti që është gjetur fotoja e tij në celularin e Dumanit, janë ngritur dyshime se ndaj Guçe mund të kishte porosi për atentat, pra do të ishte i radhës që pritej që të ekzekutohet.
Krenar Guçe ka mbajtur detyrën e Shefit të Seksionit të vrasjeve në Policinë e Elbasanit në vitet 2019-2020, teksa aktualisht është me detyrë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë si specialist. Nga sa është raportuar, para disa muajsh Guçe ka denoncuar kërcënimin me jetë për shkak të detyrës nga një grup kriminal.
Operacioni 'Golden Bullet'
Arrestimi nga Policia e Elbasanit i Nuredin Dumanit ishte fillimi I një operacioni 'Plumbi i Artë' me 32 urdhër arreste në finalizim të të cilit emrat më të njohur të botës së krimit si Talo Çela, Ervis Martini e Suel Çela nuk u vunë në pranga. Më shumë se 12 janë ngjarjet kriminale që mendohet se janë zbardhur nga dëshmia e Nuredin Dumanit, pas arrestimit dhe janë goditur 8 grupe kriminale pasi Dumani dhe Hoxha bashkëpunuar me drejtësinë për të zbardhur krimet ndër më të rëndat në këto vitet e fundit, ekzekutime mafioze por edhe urdhra për vrasje, pagesa qindra mijëra euroshe për ekzekutime etj. Krimet më të shumta Nuredin Dumani ka rrëfyer se i ka bërë me Talo Çelën, si dy ortak njohur me pseudonimet, Lala dhe Bubi, pjesë e të njëjtit grup kriminal, por që shoqëria mes tyre mori fund pas grabitjes në aeroportin e Rinasit, për ndarjen e 4.3 milionë euro.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Plumbi i Artë’/ GJKKO dëgjon dëshminë e Nuredin Dumanit e dy të penduarve të tjerë me dyer të mbyllura! Avokatët ikin nga salla: Të jetë edhe media
17 Dhjetor 2024, 09:36
-
‘Plumbi i Artë’ Nuredin Dumani dëshmon në GJKKO grabitjet me Talo Çelën e vrasjet! I theu nofullën kambistit i morëm 20 mln lekë! Tensione në seancë
10 Dhjetor 2024, 11:20
-
Nga arratia, Suel Çela ankimon masën arrest me burg për dosjen ‘Plumbi i Artë’! Akuzohet për porositjen e dy vrasjeve
6 Dhjetor 2024, 10:14
-
Edhe “Matrix” flet shqip! Nuredin Dumani: E ka përdorur Suel Çela
4 Dhjetor 2024, 15:41
-
Kur Nuredin Dumani rrëfente për SPAK platformën sekrete të ‘Matrix’: Suel Çela më kontaktoi aty, më ofroi 150 mijë euro për të vrarë pronarin e Wilson!
3 Dhjetor 2024, 15:25
-
Zbërthehet 'Matrix', aplikacioni përdorej nga grupet kriminale! Dalin 2.3 milionë mesazhe në 33 gjuhë! Në të flitej dhe shqip
3 Dhjetor 2024, 14:20
-
Zbërthimi i SkyECC/ SPAK lëshon 19 urdhër arreste, mes tyre për Suel Çelën! Arrest shtëpie për avokaten e grupit të tij, pranga ish-gjyqtares së Elbasanit! ‘Detyrim paraqitjeje’ për gazetarët Artan Hoxha e Elton Qyno (TË GJITHË EMRAT)
25 Nëntor 2024, 13:01
-
U ekstradua nga Spanja, çfarë tha një ditë para arrestimit Alda Nikolli për Leonard Luzin: Dumani do i vinte gjobë, por…
9 Nëntor 2024, 16:33
-
I ofroi Nuredin Dumanit 120 mijë euro që t'i vriste gruan, Apeli i GJKKO rikthen në burg avokatin Alban Bengasi
7 Nëntor 2024, 15:49
-
‘Plumbi i artë’, SPAK kërkon nga 10 vite burg për Ilirjan Feçin dhe Agim Gjinin dhe 7 vite për Elvis Koçin
5 Nëntor 2024, 13:19
-
Nuredin Dumani 14 vjet më parë me tufa parash në duar! Gazetari publikon fotot : Vrasësi që e nisi 'karrierën' si 'çerri' i Talo Çelës
27 Tetor 2024, 09:04
-
Vdiq aksidentalisht pas atentatit me tritol ndaj 2 motrave Nikolla, Xhovana për mallkimet: S’jam unë vrasësja e Eneas, por shteti që i lë kriminelët të bëjnë ligjin nga burgu!
6 Tetor 2024, 19:36